Falimenton firma FTX që tregtonte monedha dixhitale
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 19 November 2022
Kompania FTX e tregtimit të kriptovalutave ka humbur disa miliarda dollarë, duke deklaruar falimentimin ndërsa shefi ekzekutiv dhe themeluesi i firmës ka dhënë dorëheqjen. Firma e shkëmbimit të kriptovalutës njihej si një nga më të mëdhatë në botë.
Firma FTX dhe dhjetëra kompani të lidhura me të, përfshirë fondin e themeluesit të firmës, Sam Bankman-Fried, Alameda Research, deklaruan javën e kaluar falimentimin në shtetin Delaware.
FTX kishte një vlerë në treg prej 10 deri 50 miliardë dollarësh, duke rreshtuar më shumë se 100 kompani të lidhura me të në mbarë botën, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë.
Falimentimi i një prej firmave më të mëdha në botë të këmbimit të kriptomonedhave po dërgon sinjale tronditëse për industrinë.
Firma “TPX Property Exchanges” përdor teknologjitë e monedhave dixhitale si blockchain, e cila ofron sherbime financiare dhe regjistron trasaksionet e aseteve në një rrjet biznesi.
Antony Abell është shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i firmës “TPX Property Exchanges”
“Shumë prej drejtuesve të industrisë u ra në sy që shifrat nuk ishin të qarta, struktura ishte e gabuar, nuk kishte transparencë dhe kishte gabime në udhëheqjen e firmës. Këto janë çështje themelore për të cilat është punuar nga firmat e kapitaleve private dhe tregjeve”.
Në fillim të vitit Bankman-Fried u vlerësua si shpëtimtar pasi ai ndihmoi financiarisht disa kompani të monedhave dixhitale që hasën probleme. Së fundmi, ai është vlerësuar se ka një pasuri ne vleren e rreth 23 miliardë dollarëve.
Frances Coppola është analiste e pavarur në fushën e financave.
“Ajo që duket se ka ndodhur është se firma FTX transferoi disa nga asetet e klientëve të saj tek kompania Alameda Research. Mendojmë se ka ndodhur në kohën e dështimit të fondit Three Arrows Capital në qershor, sepse Alameda Research ishte përfshirë përmes kompanive të tjera. Pra duket se ka patur humbje dhe duket sikur FTX e ka ndihmuar financiarisht atë duke përdorur investimet e klientëve”.
Klientët e braktisën platformën FTX nga frika nëse firma do të kishte kapital të mjaftueshëm, ndërsa FTX u pajtua të blihej nga firma rivale e monedha dixhitale Binance. Por marrëveshja mes FTX dhe Binance dështoi ndërsa priteshin analizat e bilancit financar nga firma Binance.
Analistja Frances Coppola thotë se platforma tregtare FTX duhet t’i kishte të gjitha asetet e klientëve të saj, por nuk rezultoi kështu.
“Ata në fakt nuk mund të marrin asetet që u nevojiten për t’ua kthyer klientëve. Nëse me të vërtetë kanë likuidet ata duhet të rimbursojnë klientët e tyre. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë, kanë falimentuar”.
Kompanitë që mbështetën firmën FTX po llogarisin humbjet ndërsa ka rënë vlera e monedhave dixhitale dhe bitcoin-it. Politika dhe rregullatorët po bëjnë thirrje për mbikëqyrje më të rreptë ndaj industrisë së monedhave dixhitale.
Firma FTX konfirmoi të shtunën se në rrjetin e saj kishte patur ndërhyrje të paautorizuar, disa orë pasi shpalli falimentimin. Në rrjetet sociale u hapën debatet se firma ishte hakeruar ose ndoshta dikush nga brenda kompanisë i kishte vjedhur fondet, një mundësi që analistët nuk e përjashtojnë.
Shefi i ri ekzekutiv i firms FTX, John Ray III, njoftoi se po çaktivizonte aftësitë për të tregtuar ose tërhequr fonde nga platforma dhe po ndërmerrte hapa për të siguruar investimet e klientëve.
Policia në Bahamas, ku ndodhet qendra e firms FTX, tha se ka hapur hetime. Firma FTX pati bërë disa marrëveshje me emra të njohur si Federata Kombëtare e Basketbollit, NBA, Mercedes dhe Formula Uno, firma që kanë kërkuar prishjen e kontratave.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...