Bien çmimet e derivateve në Kosovë, Berjani tregon tri arsyet
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 19 November 2022
Cmimet e derivateve në Kosovë ditëve të fundit kanë shënuar rënie të lehtë.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, përmendi tri arsye për këtë; rënien e çmimeve në Berëzën Ndërkombëtare, rritjen e prodhimit si dhe konkurrencën e madhe.
“Në Berëz kanë rënë çmimet dhe kjo ka reflektuar edhe te ne në Kosovë. Ndikim në rënien e çmimit ka edhe organizata prodhuese OPEC, e cila ka shtuar prodhimin. Kur kemi prodhim të rritur kemi në mënyrë automatike kemi rënie të çmimit dhe kjo është duke ndodhur në Kosovë”, deklaroi Berjani.
Ai gjithashtu përmendi edhe faktin që në Kosovë aktualisht nuk ka çmime të imponuara apo “çmime tavan”, ashtu siç kishte më parë.
“Tani nuk kemi çmime të imponuara apo çmime tavan. Kosova është treg i hapur dhe shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Është një konkurrencë dhe garë e madhe për çmim, Oferta dhe kërkesa e bëjnë çmimin”.
Sipas tij, qytetarët në Kosovë janë duke u shërbyer me çmimet më të ulëta në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut.
“Çmimet janë në rënie e sipër qytetarët tanë duke u shërbyer me çmimet më të ulta në regjion. Përveç Maqedonisë së Veriut e cila ka akcizën e dizelit më të ultë se ne për 22 cent”, u shpreh tutje ai per Telegrafin.
Në fund, Berjani luti qytetarët që kur shërbehen me derivate ta kërkojnë kuponin fiskal.
Të tjera
-
Halil Geci i kërkon takim kryeministrit Kurti: Mos përgjigja juaj është mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, që ka dëmtuar rëndë familjen tonë
Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti takim...
-
Rama i jep tender njëburimor për punë shtesë kompanisë me të cilën lidhi kontratë gati 3 milionëshe për shkollën në Kalabri
Kompania e cila u shpërblye me tender në vlerë rreth 3 milionë euro për ndërt...
-
Pacolli me mburrje për listat e publikuara nga Peci: Edhe këtyre ju kam ndihmuar ta fitojnë grantin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë tashmë një reagim ...
-
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
“Problemi kryesor në dialog dhe përparimi drejt BE-së janë ngadalësia e qever...
-
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar ...
-
Mërgimtari ‘i mllefosur’ i drejtohet Haradinajt: Kërko falje që s’keni lënë me arrestu Albinin
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë pre...
-
Limaj për koalicionin AAK – NISMA: Janë bashku forcat patriotike, Kosova gjithmonë ka me fitu!
Koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Nismës Socialdem...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në sektorin e energjisë, detaje nga Ministria e Ekonomisë
Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut s’kemi mosmarrëveshje, jemi miq e partnerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të hënën për taki...
-
Zgjedhjet në Kosovë, Rohde ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që part...
-
“Po, e kam taku Radojçiqin, si Albini – Rashiqin” – Haradinaj: Në qeverisjen time, ai ka ik nga Kosova
Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramus...