Lajme

Kongresmeni Torres do ta vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 18 November 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kongresmeni, Ritchie Torres do të vizitojë këtë javë Kosovën.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me Torres ka pasë një diskutim të hapur mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.

“Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë. E falënderova për gjithë kontributin e dhënë në Kongres”.

-Advertisement-

“Në veçanti, populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për angazhimin e pandalshëm të tij drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve dhe nevojës për vënie të drejtësisë nga lufta e fundit në vend”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera