Lajme

Kadrijaj: Këtë buxhet mund ta quaj buxheti i gënjeshtrave

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 17 November 2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, buxhetin e ndarë për vitin 2023 e ka vlerësuar si buxhet të gënjeshtrave.

“Ju supermenat e kësaj qeverie keni ardhur në këtë qeveri me shkopin magjik edhe Vjosa edhe Kurti, edhe ti (Muratit) edhe ministrja e jashtme edhe Besnik Bislimi, a po e shihni ku e keni çuar këtë vend dhe mund ta quaj këtë buxhet buxheti i gënjeshtare dhe ruaju ministër se po ju rritet hunda si e pinokios e s’kemi çka tregojmë për këtë buxhet”, ka thënë Kadrijaj në seancën e sotme të kuvendit.

Ajo madje tha se ky buxhet nuk është duke e afektuar asnjë kategori shoqërore të vendit.

-Advertisement-

“Nëse asnjë kategori nuk po e afekton ky buxhet, as mjekët as profesorët, as policët as asnjë kategori, për kë e keni bërë atëherë?”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera