“S’jam Nostradamus, jam zv/kryeministër, s’ka dakordim me Serbinë” – Bislimi sërish s’mund ti durojë pyetjet e gazetarëve
Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 16 November 2022
“Nuk ka asnjë marrëveshje” tha zv/kryeministri Besnik Bislimi me një mosdurim të thellë ndaj pyetjeve të gazetarëve rreth asaj se a ka një pajtim për çështjen e targave në dialogun e fascilituar nga BE’ja mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Bislimi, disponimi i të cilit kur i bëhet pyetje nga gazetarët për çështje të dialogut është i një niveli të lartë acarimi, përsëri “u kafacyt” me gazetarët të cilët i kërkuan të paraqet një tablo të ngjarjeve.
“Rriteni pak serioziten”, ua kthen Bislimi një grumbulli gazetarësh.
Pyetur se çfarë ndodh pas të hënës (21 dhjetorit), zv/kryeministri tha se “vjen e martja”, dhe se “nuk jam Nostradamus” teksa edhe ia ktheu një gazetari simetrikisht se “a e di ti se çka me ndodh?”.
“Ka elemente që kemi diskutu për mundësinë e daljes nga kriza, por s’ka dakordim”, tha Besnik Bislimi.
Të marten, ndërmjetësi evropian për dialog, Miroslav Lajçak tha se me kryenegociatorin kosovar Besnik Bislimi është në zhvillim e sipër të bisedimeve për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e targave.
“Urgjentisht na duhet në zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren”, shkroi Lajçak në Twitter.
Çfarë përshkallëzimi të situatës në ndonjë formë të dhunës, Miroslav Lajçak tha se “është e papranueshme”.
With DPM @BislimiBesnik today, I am discussing the current crisis in the relations between Kosovo and Serbia, in particular the issue of licence plates. We urgently need to find a solution to ensure safety and stability on the ground. Any escalation or violence is unacceptable. pic.twitter.com/kofh0I1i0c
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 15, 2022
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...