Nagavci bën thirrje për zëvendësimin e orëve, pret që nxënësit të shkojnë në shkollë të shtunave
Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 16 November 2022
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka bërë thirrje që të respektohet kalendari për zëvendësimin e orëve të humbura, pasi sipas saj është në interesin e nxënësve.
Ajo është shprehur se kushtet për zëvendësimin e orëve janë të mira duke marrë parasysh motin e mirë.
Madje Nagavci thotë se edhe fëmijët nuk janë të stërngarkuar dhe se orari për zëvendësim parasheh vetëm dy të shtuna për një muaj vetëm në gjysmë vjetorin e parë.
“Është kalendari që duhet të respektohet, është interesi më i mirë i fëmijëve. Humbjet kanë qenë të shumta kështu që orët duhet të zëvendësohen. Jemi në përparësi sepse edhe moti është i mirë kohëzgjatja e pushimit për fëmijët ka qenë tepër i madh kështu që nuk është që kemi fëmijët që janë të stërngarkuar apo të lodhur, e për më tepër janë dy të shtuna në muaj për të cilat është planifikuar zëvendësimi dhe ato vetëm në gjysëmvjetorin e parë”.
“Nëse e shohim në vazhdimësi pjesëmarrja në mësim nga ana e nxënësve ka qenë e madhe prej secilën të shtunave. Unë pres që nuk do të ketë mungesa në shkollë sepse kjo behët për interesin më të mirë të fëmijëve”, tha ajo.
Nagavci u shpreh se inspektorët kanë përcjell situatën e zëvendësimit të orëve dhe se ka pasur dallime në pjesëmarrje nga shkolla në shkollë e po ashtu edhe nga komuna në komunë.
Ajo tha se të shtunën e fundit pjesëmarrja e nxënësve ka qenë e madhe dhe se shpreson që kjo të rritet edhe ditët në vijim.
“Ka pasur në vazhdimësi vizita nga inspektorët të cilët e kanë përcjell situatën ka pasur dallime nga shkolla në shkollë edhe nga komuna në komunë, por e mira është që në të shtunën e fundit pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe se sa në ditën e parë dhe unë pres se në ditën vijuese të kemi një pjesëmarrje të plotë të fëmijëve”, theksoi ajo./E.O
Të tjera
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...