Kurti nga Shtutgarti: Sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 15 November 2022
Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Shtutgart të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022, ku mbajti edhe një fjalë rasti.
Ai i falënderoi organizatorët për ftesën dhe për mundësinë që i kanë dhënë Kosovës që të jetë pjesëmarrëse në këtë Forum.
Në fjalën e tij, Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian. Ai tha se vendi ynë ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre.
Si një nga përparësitë e Republikës së Kosovës, Kurti e veçoi kapitalin njerëzor. “Me 2/3 e popullatës nën moshën 35-vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane”, thuhet në komunikatë. Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën.
Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterët pa Kufij dhe Projekti i Drejtësisë Botërore dhe indikatorëve ekonomikë, kryeministri tha se qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë.
Kurti po ashtu vizitoi edhe shtandin e Republikës së Kosovës në këtë forum dhe përshëndeti përfaqësuesit e KIESA-s dhe Unionit të Bizneseve.
Global Connect është një forum ekonomik për eksport dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve në Gjermani, të cilat janë të interesuara për zgjerimin e veprimtarisë së tyre kryesisht jashtë vendit. Ai është forumi i vetëm i këtij formati në Gjermani dhe ofron mundësinë e ndërlidhjes së afaristëve dhe krijimin e kontakteve të reja. Në kuadër të forumit, i cili po mbahet sot është dhënë mundësia që Republika e Kosovës të ketë shtandin e vet për të prezantuar mundësitë e saj për investitorët gjermanë dhe të tjerë.
Të tjera
-
Haziri për përjashtimin nga Procesi i Berlinit: Do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LD...
-
Kushtoi afër 4 milionë euro, Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla...
-
Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë
‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë n...
-
NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër
Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve A...
-
Aderim i ri në NISMA, Limaj thërret konferencë për media
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj nesër do të mbajë konferencë për media. P...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës “’Ukë Bytyçi’’ në Suharekë, Kurti: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë d...
-
Hoxhaj për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në përurimin e...
-
Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë
Mijëra qytetarë mblidhen në tubimin e LDK-së në Lipjan Lidhja Demokratike ...
-
Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump
Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ...
-
Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konve...
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...