Lajme

Arrestohen 11 nxënës, policia parandalon një konflikt masiv në mes të dy shkollave në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 15 November 2022

Policia e Kosovës sot rreth orës 13:30 ka parandaluar një konflikt masiv në mes të dy shkollave në kryeqytet, asaj të “Shtjefën Gjeçovit” dhe Xhevdet Dodës”, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, nxënësit kishin lënë takim për të zgjedhur këtë konflikt në mes të tyre, e ku Policia e Kosovës të cilët ishin me rroba civile kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar 11 nxënës.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo tha se rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetin.

“Policia parandalon një konflikt në mes të nxënësve të dy shkollave në kryeqytet Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet. Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus.

Ndryshe ajo ka shtruar se Policia e Kosovës e vlerëson lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera