Prerja në besë dhe skenari i Kurtit për ta ndarë Kosovën, dy detajet për të cilat flet Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 14 November 2022
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur dy detaje të cilat prekin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se veprimi i pambuluar ndaras po rrezikon një pjesë të vendit.
Ai ka ngritur dyshimet se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën.
“Veprimet që janë të pambuluara e sidomos atje ku preket siguria e ku nuk mbulohesh nga aleatët e sigurisë, janë të rrezikshme dhe janë humbëse për Kosovën. Kosova nuk guxon të veprojë e pambuluar, në siguri i vetëm dihet rezultati dhe këto veprime që janë të ligjshme e të drejta të Kosovës e kanë vetëm një mungesë, nuk e kanë mbulesën e aleatëve të sigurisë. Dështimi i Kurtit është se nuk e ka marrë përkrahjen e aleatëve të sigurisë, bekimin e Amerikës. Kurti duke bërë veprime të njëanshme, rrezikon edhe FSK-në edhe juridiksionin e Kosovës, e ka dëmtuar shtetin e Kosovës në një masë të territorit të vet”.
“Çështjet e sigurisë nuk bëhen në krye në vete. Albini dhe qeveria e tij është dashur ta kërkojë ndihmën e Amerikës. Veprimi i pambuluar ndaras, po shkon kah një drejtim tjetër, kah një rrezikim i një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani a mos Kurti ka skenar ta ndajë Kosovën, duket si një skenar për ndarjen e Kosovës”, shtoi Haradinaj.
Kur pyetet pse beson që Kurti ka për synim ndarjen e Kosovës, Haradinaj ka potencuar se që nga ardhja e Kurtit në pushtet, mungon “soft poeer”.
Sipas tij, kreu i qeverisë po shkon në atë që është forca e ligjit, gjë që siç thotë Haradinaj “në rastin tonë ne nuk jemi ata, duhet të jemi real, Kurti nuk mundet”.
“Dikur në Shtërpcë e vende të tjera ka pasur barrikada, ka pasur protesta, incidente, dhunë, ka qenë një politikë afatgjate pikërisht e Amerikës por edhe e BE-së, që t’i integrojnë këta njerëz. Ka mbi 10 vjet që ka filluar një proces që t’i integrojë njerëzit e veriut, profesionistët atje, dhënia e një justifikimi e atyre është një lloj tradhtie për Kosovën e veçanërisht për investimet e gjata, çdo veprim që ka ndodhur në veri ka qenë investim i madhe edhe i amerikanëve, dhe rezultat i një dinamike të madhe që ta sjellin gjendjen ashtu siç është në Graqanicë e Shtërpcë”.
“Nga ardhja e Kurtit mungon ajo forca e butë soft power, si t’i trajtojë serbët, shihet që në fund që Kurti po shkon në atë që është forca e ligjit e cila ata që e kanë fuqinë ta zbatojnë shumë mirë, por në rastin tonë nuk jemi ata, duhet të jemi real. Kurti nuk mundet”, shtoi Haradinaj.
Të tjera
-
Berisha thotë se Kurti ka inskenuar incidentin në Skenderaj: Ka shkuar me 30 xhipa
Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesi...
-
E burgosura që e fali presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot për herë të parë që prej ardhjes në kr...
-
Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i g...
-
Për herë të parë Osmani falë një grua të burgosur në Lipjan, presidenca tregon arsyen
Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetues...
-
Imri Ahmeti falenderon Torinën dhe Poturovcin: Bastion i pathyeshëm i LDK-së
Torina dhe Poturovci kanë pritur me një tubim madhështor, kandidatin për depu...
-
Nikaj: Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm, asnjëherë nuk bëri ndasi politike te qytetarët
Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rt...
-
Rasti i drogës 5 milionëshe, caktohet paraburgim ndaj të ekstraduarit nga Shqipëria
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i ...
-
Daut Haradinaj: Ligjin për Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna duhet ta ndryshojmë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës
Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të m...
-
Fitim Haziri vlerësohet si deputeti që ka realizuar premtimet për komunën nga vjen
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është vlerësua...
-
SHBA pezullon fondet e disa programeve të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka dërguar një notë diplomatike ku...