Garda e FSK-së dhe Sveçla nderuan ushtarët serbë, Thaçi: E pafalshme
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 14 November 2022
Ndaj nderimit që u është bërë ushtarëve serbë me gardë të FSK-së nga ministri Xhelal Sveçla, në një ceremoni të organizuar nga ambasada gjermane dhe franceze, në përkujtim të Luftës së Parë Botërore, ka reaguar edhe opinionisti Jusuf Thaçi.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se çdo pjesëtar i forcave serbe përgjatë shekullit të kaluar ka kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Nuk ka uniformë serbe (ushtri, xhandarmëri, polici, milici, paramilitarë, etj.) gjatë shekullit 20 që të kenë kaluar a qëndruar në Kosovë e të mos kenë bërë krime ndaj shqiptarëve të Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.
Prandaj, ai e quan të pafalshëm nderimin që iu bë ushtarëve serbë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe angazhimi i gardës ceremoniale për këtë rast.
“Prandaj, çdo nderim që u bëhet të tillëve nga institucionet e Kosovës është e pafalshme, sepse përbën fyerje për viktimat dhe amnisti për krimet e kriminelët”, shkroi Thaçi.
Dje është raportouar në media se Garda Ceremoniale e FSK-së ka marrë pjesë me 11 nëntor në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës. Por, si “pa të keq”, ushtarët e FSK’së janë vënë gaditu edhe në pllakën përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë nga viti 1912-1918. Lufta e Parë Botërore ka filluar në vitin 1914, kurse pllaka në gjuhën serbe përkujton ushtraët e vrarë dy vjet përpara gjatë pushtimit të Kosovës ku u vranë mijëra shqiptarë. Kjo ceremoni u organizua nga Ambasada Gjermane dhe ajo Franceze në Prishtinë, kurse i pranishëm ishte Sveçla.
Ndryshe nga Ministria e Mbrojtjes e kanë mohuar një gjë të tillë.
Ministria e Mbrojtjes mohon se ushtarët e FSK’së nderuan varret e ushtarëve serbë
Të tjera
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...
-
Reagon LDK në Podujevë: Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka...
-
Vdẹs një kosovar në plazhin e Velipojës
Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbu jetë si pasojë e një arreesti kardiak. Ngja...