Lajme

Diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 14 November 2022

Për të diskutuar disponimin në Bruksel dhe në vendet anëtare dhe për të analizuar rrugën e mbetur të Kosovës deri në liberalizimin e vizave, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur sot organizon një bisedë të hapur të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”.

Gjatë këtij diskutimi gazertarët znj. Gjeraqina Tuhina dhe z. Augustin Palokaj do të prezantojnë analizën e tyre mbi procesin e liberalizimit të vizave të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Finalja e madhe”.

Për të biseduar në këtë temë Fondacioni, ka ftuar edhe, znj. Jeta Tela, Shefe e Kabinetit e Ministrit të Punëve të Brendshme (TBC),  z. Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) .

-Advertisement-

“Janë bërë më shumë se 10 vite që kur Kosova zyrtarisht filloi dialogun për viza me Komisionin Evropian, e më shumë se katër vite që kur ky i fundit konfirmoi se Kosova  kishte përmbushur të gjitha kriteret. E megjithatë qytetarët e Kosovës  vazhdojnë të mbesin të vetmit evropianë përveç rusëve dhe bjellorusëve, që nuk gëzojnë liberalizim të vizave me shtetet anëtare të Schengenit. Me 13 tetor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u bë pjesë e agjendës së Këshillit të BE kur Presidenca Çeke e BE-së e futi si pikë diskutimi në rendin e dites të takimit të grupit punues për viza. Përkrahja e Presidencës Çeke dhe shteteve anëtare për të futur në agjendë këtë temë që për vite konsiderohej si e ndjeshme, u pa si zhvillim pozitiv. E megjithatë, informatat e para që rodhën nga takimi i mbyllur ishin se Kosova do të përballej me një kushtëzim të ri: implementimin e sistemit ETIAS”, njofton Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera