Qortimi për targat përfundon edhe një javë – nis shqiptimi i gjobave prej 150 euro
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/Targat-e1631050876165-696x350-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 13 November 2022
Kanë mbetur vetëm edhe një javë kur do të përfundojë masa “Qortim” dhe do të nis zbatimi i masës së gjobave, për veturat që kanë ende targat serbe në Kosovë.
Nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende veturat me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.
Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i regjistrojnë me targa RKS automjetet me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
MPB ka ritheksuar se pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targat e cekura më lartë.
Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. E kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
BE dhe ShBA, nuk e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos shtyrjen edhe për një periudhë dhjetë muajshe çështjen e ndalimit të targave të lëshuara nga MPB-ja serbe.
ShBA vazhdojnë ta ripërsërisin të njëjtën kërkesë, që vendimi për targa të shtyhet të paktën edhe dhjetë muaj, pasi druajnë se mund të ketë rritje të tensioneve.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se duhet shtyrje e plotë e afatit për targat, derisa ka shtuar se janë të brengosur për 21 nëntorin, datë kjo kur fillojnë së zbatuari masat ndëshkuese për ata që s’i konvertojnë targat në RKS.
“Ne jemi të shqetësuar rreth afatit kohor dhe procesit të zbatimit të vendimit qeveritar për targat. Ne besojmë që duhet shtyrje të plotë, ne nuk po kërkojmë zbatim me faza ose shtyrje të pjesërishme dhe në veçanti jemi të brengosur rreth mundësisë së gjobave ose masave tjera ndëshkuese kur të jenë efektive nga 21 nëntori dhe këto brenga tona ua kemi bërë të qarta Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Hovenier.
“Absurde dhe të rrezikshme” po e quan këmbënguljen e Kurtit, ish ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ai të shtunën mbrëma kërkoi që urgjentisht të krijohet vullneti politik për dalje nga situata që është krijuar pas zhvillimeve në veri.
“Është absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi Rohde.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_1-8.jpg)
Të tjera
-
Haradinaj: Vendimet e pakoordinuara të Kurtit me aleatët janë shkatërrimtare për Kosovën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mbylljes së pikave të Pos...
-
S’mungon në këso raste, pasi BE i reagoi Qeverisë, Dimal Basha tenton ta provokojë opozitën
Nëntë objekte të Postës së Serbisë janë mbyllur sot në veri të vendit. Këtë h...
-
Incidenti me Osmanin, Miftaraj kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Vizitë e parakohshme dhe gabim
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shkruar të hënë...
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka ci...
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën Prisht...
-
Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në Veri, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
Sipas BE-së, një veprim i tillë shkel dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetëso...
-
Kurti i takon mërgimtarët në Taukbahçe, Dejona Mihaili ndan fotografinë nga ngjarja
Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka publiku...
-
Mbyllja e zyrave postare në Veri, Angjelloviq thotë se janë 256 të punësuar: Do të gjejmë mënyra tjera për ta kryer punën
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Postës së Serbisë Zoran Angjellkoviq, i c...
-
Shkarkohet shefi i sigurimit të kryeparlamentarit në RMV pas incidentit të Osmanit në aeroport
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pençe Toshkovski ka m...
-
Jashari: Ndërtimi i kompleksit, obligim ndaj të gjithëve që vijnë në Prekaz
Përfaqësues i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka folur gjatë prezantimit të ...
-
Prokuroria e Mitrovicës apelon të mos bini pre e mashtrimeve nga të paautorizuarit që u kërkojnë të dhëna bankare
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të...
-
Policia e Kosovës shpall në kërkim Noizyn dhe DJ-in e tij
...