Reagim për t’u marrë shembull, Shkëndija shtrin dorën e pajtimit: Stop urrejtjes mes dy tifozerive!
Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 10 Nëntor 2022
Klubi i Shkëndijës ka reaguar në lidhje me ngjarjen aspak të hijshme që ndodhi në duelin e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndaj Shkupi.
Trazirat nuk munguan në duelin mes dy ekipeve shqiptare, që u zhvillua në stadiumin e Çairit, Shkup.
Ndeshja u ndërpre pas futjes në fushë të disa pjesëtarëve të “Shvercerave”, të cilët sulmuan lojtarët e Shkëndijës pas golit të realizuan këta të fundit. Skena dhune shpërthyen në fushë, ndërkohë që Federata vendosi t’i dhuronte skuadrës nga Tetova fitoren 0-3 në tavolinë.
Në komunikatën zyrtare, Shkëndija bën thirrje që të ndalet urgjentisht urrejtja dhe fanatizmi i skajshëm mes Shvercerave dhe Ballistëve, tifogrupeve që mbështesin Shkupin dhe Shkëndijën, njëkohësisht dy prej grupimeve ultras më të mëdha shqiptare.
Komunikata e Shkëndijës
Futbolli në fakt është garë, por brenda punës për arritje të objektivave, si qëllim ka afrimin e njerëzve, argëtimin, kënaqësinë dhe relaksin e publikut që i ndjek ata që e bëjnë garën! Futbolli bashkon popuj të ndryshëm, e jo të kundërtën!
Konkretisht, potencojmë se qëndrimi i sponsorit të Shkëndijës është i palëkundur në këtë drejtim: “NË ASNJË MËNYRË NUK FINANCOJMË DIÇKA QË PRODHON DHUNË!”
Pas gjithë asaj që ndodhi në Çair në ndeshjen e ndërprerë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, ne si klub kësaj here NUK DALIM me komunikatë për të dënuar sulmin ndaj futbollistëve tanë në terren, gjuajtjet me flakadanë e gjësende të forta nga tribuna, sharjet dhe ofendimet apo edhe sulmet nga individë të caktuar drejt autobusit të ekipit tonë në largim nga qyteti i Shkupit.
KF Shkëndija si klub bën thirrje për të ndalur urgjentisht këtë urrejtje e fanatizëm të skajshëm ndërmjet dy tifozerive, që tashmë nuk dëmtojnë vetëm klubet tona, por tashmë edhe qytetarë të pafajshëm që mbase edhe nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.
Nuk është roli i KF Shkëndijës të përcaktojë se kush e nisi, kush e vazhdoi, cili ka më shumë e kush më pak faj!
Shkëndija thotë shkurtë dhe qartë, STOP URREJTJES DHE SKENAVE TË PAHIJSHME në ndeshjet tona!
Nuk pretendojmë në asnjë moment bashkimin e dy tifozerive, apo eliminimin e rivalitetit e garës sportive në terren dhe asaj për krijimin e atmosferës sa më të mirë në tribunë! Përkundrazi, vlerësojmë se rivaliteti i bën mirë garës. Por, asesi të tejkalohen kufijtë e të së lejuarës! Dihen kushtet për zhvillimin e një ndeshje, është e qartë se çka kanë të drejtë tifozët dhe çka jo!
Fundja, futbolli luhet për spektatorët. Por kur këta të fundit ndikojnë drejtpërdrejtë për ndërprerjen e një ndeshjeje, atëherë është e qartë se është kaluar vija e kuqe e veprimit të tyre. Prandaj gjithnjë e më shumë po pengohet udhëtimi i tifozëve mysafirë. Nuk i lejon policia, nuk i pranon ekipi vendas e tashmë vijmë në situatë që edhe klubi i vet ta pësojë rëndë sjelljen e atyre që thonë se më së shumti e duan klubin.

Kjo s’është dashuri! Sepse, nuk ekziston rivalitet që arsyeton tejkalimin e kufirit të rregullave për krijimin e kushteve për zhvillimin e një ndeshje futbolli. Me këtë rast, KF Shkëndija bën thirrje publike te të gjitha palët e përfshira që të reflektojmë thellë e sinqerisht dhe që në këtë moment të ndalojmë këtë urrejtje që po na turpëron pa përjashtim të gjithëve para syve të të tjerëve!
Me shpresë se ngjarje si këto të djeshmet nuk do të përsëriten kurrë, ne si klub ofrojmë bashkëpunim maksimal me të gjithë pa përjashtim, për krijimin e një klime sportive dhe korrekte që në të ardhmen do të kontribuojë ta shijojmë sërish si festë futbollin, e tu gëzohemi në mënyrë dinjitoze sukseseve të arritura përbrenda kufijve të rregullave dhe respektit për gjithë përbërësit e garës.

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...

































