Mustafa për planin franko-gjerman: Hap përpara çdo përpjekje që na çon drejt BE-së, por Kosova s’duhet të ndalet derisa të arrihet njohja finale
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 10 November 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për propozimin franko-gjerman që po shihet si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Mustafa ka thënë se është ende e paqartë nëse kjo marrëveshje përmban pikërisht nëntë pikat që u publikuan dje, megjithatë ai konsideron se është është hap përpara çdo përpjekje që e çon Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe kontribuon në konsolidimin e plotë të njohjes nga të gjitha vendet e BE-së.
Në një prononcim ish kryeministri thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë klimën e tanishme, përkrahjen nga SHBA dhe BE të procesit të dialogut dhe të mos ndalet derisa të arrihet njohja reciproke.
“Është e paqartë se a janë këto nëntë pika ato që përmban kjo marrëveshje. Sidoqoftë konsideroj që është hap përpara çdo përpjekje që e qon Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe kontribuon në konsolidimin e plotë të njohjes nga të gjitha vendet e BE-së. Kosova duhet shfrytëzojë klimën e tanishme, përkrahjen nga SHBA dhe BE të procesit të dialogut dhe të mos ndalet derisa të arrihet njohja reciproke”, ka thënë Mustafa për Gazetën Online Reporteri.net.
Gjatë ditës së djeshme mediumi evropian “Euroactiv” ka publikuar nëntë pika që thuhet të jenë të draftdokumentit franko-gjerman që është propozuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Bashkimi Evropian tashmë ka konfirmuar se ka marrë qëndrimet e të dy palëve në lidhje me këtë propozim.
Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar edhe një takim trilateral mes kryeministrit Kurti e presidentit serb Vuçiq, të cilën po marrin pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Kurti mbrëmë ka paralajmëruar se atje mund të ketë një takim trilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kryeministri ka thënë se në tavolinë janë dy propozime, derisa ka shtuar se gjithnjë është i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.
“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...