Dugolli: Duhet përshëndetur përgjigja pozitive e liderëve opozitarë
Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 08 November 2022
Enver Dugolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë është për t’u përshëndetur fakti se liderët e partive opozitare kanë pranuar ftesën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
I ftuar në Debat Plus krahas përfaqësuesëve të tjerë të subjekteve politike, Dugolli ka thënë se fakti që Kryeminisri Kurti ka shprehur gadishmërinë për të folur me opozitën, është një i atillë që paraqet rëndësi.
“Duhet përshëndetur përgjigjen pozitive që kanë konfirmuar liderët e opozitës. Është me rëndësi që Kurti po shpreh gatishmërinë dhe vullnetin të thërras opozitën dhe të bisedojë me ta ngase çështja e Kosovës duhet të na bashkojë”, ka deklaruar Dugolli gjersa ka thënë se çështja e veriut duhet të bashkojë spektrin politik dhe jo t’a ndajë atë.
Të martën e 8 nëntorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e partive opozitare, takim ky i cili përkundër takimeve të mëhershme ku ftesën e pranonte vetëm Haradinaj, bashkoi të tre liderët opozitarë.
I pari që doli nga takimi ishte Haradinaj. Lidhur me daljen e hershme të tij, Pal Lekaj ka bërë të ditur se bazuar në atë çka ka biseduar me Haradinajn, Kurti nuk kishte ftuar opozitën për të treguar zgjidhjet nga kjo situatë, dhe ka filluar të flasë për Podgoricën, Shkupin, Sarjevën dhe Beogradin. Një gjë e tillë ishte fyese për Haradinajn, tregon ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me liderët opozitarë ka thënë se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues.
“Ishte takim shumë i mirë, pasi ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz, tash përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, kishte deklaruar Kurti.
Për këtë Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin për shkak se siç thotë ai Kurti mbante ligjërata dhe nuk tregonte arsyen e prishjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të tjera
-
Nuk ka pritje në asnjërën nga pikat kufitare
Mëngjesin e sotëm nuk ka pritje në pikëkalimet kufitare. Sipas përditësimi...
-
Dy viktimạ nga sulmi i ạrmatosur në një fabrikë në Gjermani
Me kujtimet e sulmit terrorist me 6 viktima në mes të dhjetorit në tregun e K...
-
Viti 2025 vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Vetëm edhe një ish-ushtar i UÇK-së mbetet i ndaluar në Serbi
Në mungesë të dëshmive, Gjykata e Lartë e Beogradit nuk arriti të ngre aktaku...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Ligji parashikon që puna e Kuvendit të mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar punë...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...