Kurti: Regjistrimi i popullsisë, një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 08 November 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën hapëse të Javës së Regjistrimit të Popullsisë, organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të ZKM-së, mbështetur nga UNFPA-Zyra në Kosovë.
Në fjalën e tij, Kurti tha se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë. .
‘’Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen. Ato u mundësojnë të gjithë shfrytëzuesve të të dhënave, e veçanërisht vendimmarrësve në nivelin lokal e qendror, por edhe donatorëve e investuesve të tjerë – orientimin dhe targetimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët’’, u shpreh Kurti.
Të dhënat, u shpreh kryeministri, ‘na ndihmojnë të sigurojmë nivel më të lartë të transparencës dhe të llogaridhënies dhe se ato po ashtu janë pikë referuese për një planifikim afatgjatë dhe parashikime të zhvillimeve të rëndësishme socio-ekonomike’.
Më tej, shtoi ai, të dhënat flasin për një rritje ekonomike historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 % të bruto produktit vendor, ndërkaq në çerekun e parë të këtij viti, kemi rritje mbi 4 për qind të bruto produktit vendor.
‘’Rritjen ekonomike po e shpërndajmë te qytetarët, nëpërmjet masave e politikave të informuara nga të dhënat’’, deklaroi kryeministri.
Kurti theksoi masat që janë marrë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset, si dhe miratimin e projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro. Janë të dhënat ato që do të udhëzojnë ekzekutimin e këtij buxheti, bashkë me angazhimin e Qeverisë për t’i avancuar të gjitha aspektet që ndikojnë në jetën e qytetarëve në Republikën e Kosovës, tha ai.
Të tjera
-
Këtë javë Kuvendi mban dy seanca
Dy seanca do të mbahet gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten. Kështu...
-
“Atëherë ju ngojke LDK, tash u rebelu”, Konjufca e ngacmon Abelard Tahirin
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë u pyet për mba...
-
Tahiri i reagon Konjufcës për Asociacionin: Janë joseriozë, veç një fat e kemi se jemi në prag të zgjedhjeve
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendi me qe...
-
Eksplorimi i rrugëve për një tranzicion të drejtë të energjisë në rajon
Projekti i RESET mbi ndërtimi i urave për tranzicion të qëndrueshëm të energj...
-
Konjufca i ashpër me BE-në: Ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka akuzuar Bashkimin Evropi...
-
EHF shkruan për synimin e Kosovës për kualifikim në Botëror
Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë Kombëtaret e kualifikuara në fazën ...
-
MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi...
-
Pas tre javësh mungesë, mblidhet Kryesia e Kuvendit
Pas tre javësh mungesë, Kryesia e Kuvendit u mblodh sot për caktim seance me ...
-
Amerikanët të shqetësuar nga dhuna e mundshme pas zgjedhjeve
Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se qytetarët janë të shqetësuar për dh...
-
Sulmi ndaj Muhaxherit dyshohet se lidhet me investimin e ujësjellësit në fshatin Stankaj të Rugovës
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri të shtunën së bashku me një tjetër person...
-
Erdogan paralajmëron: Izraeli po përgatitet të nisë luftën rajonale
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se qeveria izraelite, m...
-
Raporti i Progresit pritet t’u kërkojë Kosovës e Serbisë zbatimin urgjent të marrëveshjeve
Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ...