Mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, anulohen gjashtë seanca të parapara për ditën e martë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 08 November 2022
Për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të martën janë anuluar gjashtë seanca, të caktuara të mbahen këtë ditë në Departamentin për Krime të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizionin Penal.
Gjyqtarët dhe stafi administrativ serbë të hënën kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, vazhdimi i shqyrtimit gjyqësor i paraparë të mbahet sot, në rastin ku i akuzuari Driton Latifi po akuzohet për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”, është anuluar për shkak të mungesës së gjyqtarit të rastit, Radosllav Markoviq.
Ndërsa, edhe gjyqtarët Veljko Vuqetiq, Dragica Jakovljeviq dhe Dragana Nikoliq kishin caktuar seanca gjyqësore për ditën e martë, por të njëjtat janë anuluar për shkak të mungesës së tyre.
Tutje, gjyqtari Mentor Hajraj ka anuluar një rast “Vrasje në tentativë”, pasi në përbërjen e trupit gjykues ka munguar gjyqtari nga komuniteti serb, Zoran Paviq.
Gjyqtari Hajraj tha se të gjitha palët janë njoftuar paraprakisht për shterjen e seancës së sotme.
Po ashtu, edhe gjyqtari Gëzim Ademi në Departamentin e Përgjithshëm – Divizionin Penal, ka shtyrë seancën e paraparë për të martën për shkak të mungesës së prokurores nga komuniteti serb, si dhe për shkak të mungesës së të akuzuarit.
Zyrtari për informim në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, për “Betimi për Drejtësi”, tha se prokurorët serb të kësaj prokurorie i kanë dorëzuar dorëheqjet përmes email-it në Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndërsa stafi adminstrativ serbë dorëheqjet i kanë dorëzuar në administratën e prokurorisë.
Ndryshe, sipas Raportit Vjetor për vitin 2021 të Prokurorit të Shtetit, numri i prokurorëve të komunitetit serb është 14 apo shprehur në përqindje i bie diku 7.69%. Ndërsa, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë janë rreth 19 gjyqtarë serbë.
Edhe dhjetë deputetët e Listës Serbe e kanë dorëzuar të hënën mandatin e tyre edhe formalisht në Kuvnedin e Kosovës.
Ky largim i tyre, ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Të tjera
-
Këtë javë Kuvendi mban dy seanca
Dy seanca do të mbahet gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten. Kështu...
-
“Atëherë ju ngojke LDK, tash u rebelu”, Konjufca e ngacmon Abelard Tahirin
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë u pyet për mba...
-
Tahiri i reagon Konjufcës për Asociacionin: Janë joseriozë, veç një fat e kemi se jemi në prag të zgjedhjeve
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendi me qe...
-
Eksplorimi i rrugëve për një tranzicion të drejtë të energjisë në rajon
Projekti i RESET mbi ndërtimi i urave për tranzicion të qëndrueshëm të energj...
-
Konjufca i ashpër me BE-në: Ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka akuzuar Bashkimin Evropi...
-
EHF shkruan për synimin e Kosovës për kualifikim në Botëror
Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë Kombëtaret e kualifikuara në fazën ...
-
MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi...
-
Pas tre javësh mungesë, mblidhet Kryesia e Kuvendit
Pas tre javësh mungesë, Kryesia e Kuvendit u mblodh sot për caktim seance me ...
-
Amerikanët të shqetësuar nga dhuna e mundshme pas zgjedhjeve
Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se qytetarët janë të shqetësuar për dh...
-
Sulmi ndaj Muhaxherit dyshohet se lidhet me investimin e ujësjellësit në fshatin Stankaj të Rugovës
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri të shtunën së bashku me një tjetër person...
-
Erdogan paralajmëron: Izraeli po përgatitet të nisë luftën rajonale
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se qeveria izraelite, m...
-
Raporti i Progresit pritet t’u kërkojë Kosovës e Serbisë zbatimin urgjent të marrëveshjeve
Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ...