Bajçinovci: Serbia nuk e ka guximin që t’ia mësyjë një invazioni në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 07 November 2022
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci ka thënë se Serbia problemin kryesor e ka me propozimin franko-gjerman, që sipas tij, nuk e favorizon atë.
Bajçinovci ka thënë se propozimi franko-gjerman është i Brukselit dhe i përkrahur nga Uashingtoni.
Sipas tij, Serbia përmes krijimit të trazirave në Kosovë synon që ta refuzojë këtë propozim.
“Propozimi i Brukselit, me mbështetje të SHBA-së. Skenari kryesor është refuzimi i këtij propozimi të njohur si frranko-gjerman. Duan ta maskojnë refuzimin duke shkaktuar ndonjë trazirë”, ka thënë Bajçinovci në “DPT te Fidani” në T7.
Sipas Bajçinovcit, problemi në Kosovë është që po diskutohen targat.
“Në Kosovë është dashur të diskutohet refuzimi i marrëveshjes sepse ky ka qenë problemi kryesor”, ka deklaruar ai.
Bajçinovci ka thënë se sipas informacioneve që ka, Serbia ka problem me pikën 2 të propozimit.
“Për Serbinë, marrëveshja është jofavorizuese për Serbinë në pikën 2, që ka të bëjë me kartën e OKB-së, që pothuajse është njohje e Kosovës. Kur e ka parë këtë, Serbia po tenton të krijojë trazira”, ka thënë tutje ai.
Deputeti nuk beson që Serbia e ka guximin që t’ia mësyjë një invazioni në Kosovë.
“Invazion… jo nuk besoj. Serbia e di që invazioni sjell luftë. Institucionet e Kosovës janë në gjendje gatishmërie, këtu e kemi KFOR-in dhe EULEX-in”, ka thënë deputeti i VV-së.
Të tjera
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...
-
Ferat Shala ndan fotografinë e paharrueshme të ushtarit të UÇK-së me lot në sy: Sot Xhafer Kadiri një fermer i suksesshëm
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Bedri Hamza: Plot entuziazëm në Suharekë, ne ofrojmë zgjidhje dhe jo arsyetime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
“Nën patronatin e Donika Gërvalles”, dështon organizimi i akademisë përkujtimore për Ibrahim Rugovën në Gjilan
Akademia përkujtimore për presidentin historik Ibrahim Rugova, dështoi të mba...
-
Strohmeyer: UÇK-ja ishte udhëheqja që ne i drejtoheshim, sipas përshtypjes tonë kreu i saj ishte Thaçi
Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer deklaroi se kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kos...
-
Zjạrr në një shtyllë elektrike në Emshir, detaje nga zjạrrfikësit
Një zjarr ka shpërthyer sot në një shtyllë elektrike në lagjen Emshir në Pris...
-
“Zoti ju bekoftë”, Dervishaj falënderon gjithsecilin për besimin dhe mbështetjen, i vendosur të sjell ndryshime pozitive për qytetarët
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ambasadori italian e quan Rugovën “lider historik” në homazhe te varri i tij
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë homazhe te varri i ...
-
Bedri Hamza në “Solid”: Pas fitores së 9 shkurtit do të bëhet ma mirë për krejt kompanitë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë e...
-
Kosova s’ka të dhëna se kush voton
“Djemtë e rinj zgjodhën të djathtën e Trumpit pas fushatës së dominuar nga me...