Qëndrimi dhe ëndrra e tij e madhe për t’u bërë kuzhinier
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 07 November 2022
Qëndrimi është mësuar të gatuaj.
Ushqimet po i bën me shumë shije.
Përgatitjen e ushqimit e kishte hobi gjithmonë, e bënë me kënaqësi edhe në shtëpi.
Tani talentin e tij, po e profesionalizon edhe më shumë.
Qëndrim Mujaj ka vijuar kursin tre mujor për kuzhinier në Qendrën për Aftësim Profesional në Pejë. Qëndrimit i është mbuluar transporti nga projekti “Fuqizimi dhe Punësimi i të Rinjve, Grave dhe Grupeve tjera të cenueshme në pesë Komunat e Kosovës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Syri i Vizionit me The Ballkan Forum dhe Komunën e Istogut.
“Këtu në Qendrën për Aftësim Profesional jam ardh nga organizata ‘Syri i Vizionit’, përmes entit të Punësimit. Këtu në kursin e kuzhinës kam mësuar shumë lloje të ushqimit, kam pasur pak përvojë, në shtëpi kam përgatitur, por këtu jam përmirësuar për të përgatiur ushqime”, tha Qëndrim Mujaj, Praktikant në kuzhinë, Qendra për Aftësim Profesional.
Si një 21 vjeçar, Qëndrimi ka shumë ambicie.
Vjen nga Istogu në Pejë, çdo ditë.
“Gjatë këtij trajnimi që 2 muaj e gjysmë kam arritur të mësoj lloje të ndryshme të ushqimit duke filluar nga brumërat, gjellrat, sallatat, pastat etj”, tha ai.
Ëndërr e ka punësimin.
“Pas mbarimit të kursit pres të punësohem në një hotel apo restorant, dhe të kem shumë njohuri në të ardhmen sa i përket ushqimit. Sidomos komuniteti ashkalinj, romë dhe egjiptian kanë pasur pengesa në të kaluarën por tani në kohën që jemi, jemi në aftësim shumë mirë, jemi duke mësuar shumë gjëra , në shkollim, në punë, në kurse, etj”, u shpreh ai.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është mbështetësi kryesor financiar në këtë projekt duke përkrahur projektin me 85% ose 276, 607 euro të vlerës së përgjithshme të projektit 325,420 euro.
“Mospërputhja e aftësive të rinjve me kërkesat e tregut të punës ulin shanset e punësimit për të rinjtë kosovarë. Arsimi dhe aftësimi profesional në profesionet që janë shumë të kërkuara është një mënyrë efektive për të përballuar sfidën, duke u ofruar të rinjve një shans për të pasur sukses në tregun e punës”, tha Majlinda Ferizi, Menaxhere e projektit në zyrën e BE-së në Kosovë.
Certifikatat e lëshuara nga Qendrat e Aftësimit Profesional për 50 burra dhe gra do të jenë të vlefshme në afat të gjatë për punësimin e tyre.
“Trajnimet e Qendrave për Aftësim Profesional janë të akredituara dhe të njohura në vend dhe nuk kanë datë skadimi. Të trajnuarit e certifikuar do të jenë në gjendje të përdorin kredencialet shumë kohë pasi projekti i financuar nga BE të ketë përfunduar duke e bërë këtë komponent të qëndrueshëm”, tha ajo.
E aty ku po i merr mësimet Qëndrimi, thonë se në praktikë janë 12 persona nga komunitetet të ardhur nga projekti me organizatën “Syri i Vizionit” që u financua nga Bashkimi Evropian.
“Për momentin në bashkëpunim me organizatën ‘Syri i Vizionit’ i kemi 51 kandidatë në aftësim në profesione të ndryshme ku 12 prej tyre i takojnë pakicave, 2 janë me aftësi të kufizuara. Poashtu është edhe një profesion ‘brain’ trajtimi për personat e verbër. Është trajnim që kryhet për personat e verbër për përdorimin e kompjuterit”, tha Edison Bërdyna, Udhëheqës i Qendrës për Aftësim Profesional.
Komuna e Pejës së bashku me Komunën e Istogut dhe Klinës mbuluan 14% të buxhetit të projektit si bashkëfinancim.
Nënkryetari i Istogut, që vie nga komuniteti egjiptian, Valmir Rama u ka bërë thirrje të rinjve që të shkollohen në mënyrë që të jenë të gatshëm për treguan e punës.
“Unë i kisha ftuar shumicën e të rinjve që tash janë në shkolla fillore dhe pretendojnë me shku në shkolla të mesme që të zgjedhin një drejtim që ka treg të punës dhe kështu ai automatikisht pasi ta përfundoj shkollën e mesme mundet me u fut ose me u punësu diku”, tha Valmir Rama, Nënkryetar për komunitete i Komunës së Istogut.
Qendrimi është një djali i ri që vjen nga komuniteti egjiptian, në mesin e 324 të rinjve që përfituan nga shumë trajnime dhe programe aftësimi që u zhvilluan në kuadër të projektit dhe tani ai ndjehet i gatshëm të kontribuoj aktivisht në treg të punës, ashtu siç ndjehen edhe 41 personat tjerë të komuniteteve jo-shumicë që u trajnuan dhe u aftësuan për punë dhe shpresojnë që një ditë do të mund të integrohen në treg të punës pa qenë të diskriminuar dhe duke u trajtuar në mënyrë të barabartë.
Të tjera
-
Galaja e Festës së Pranverës, një risi kulturore dhe teknologjike
Pas përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore në korrik 2024 të Boshtit Q...
-
Demhasaj tregon për planin e AAK-së për rininë: Arsim i përballueshëm, paga të drejta, qira dhe strehim
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, ka...
-
Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup K...
-
Mergim Lushtaku: Kaçaniku kala e pamposhtur me mbështetës të zjạrrët e besnik ndaj PDK-së
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 100, Mergim Lushtaku, ka vizituar t...
-
Lushtaku: Gratë e Skënderajit përkrahëse të PDK-së, të cilat kanë 100% besim se Kosova mundet ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lus...
-
Ushtarë turq të KFOR-it trajnojnë snajperistë të FSK-së
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë trajnime për qitje me s...
-
Prelvukaj për Kurtin: Do të përfundojë si Kostaq Kota, ishte kryeministër dhe nuk e mban në mend askush përveç familjes së tij
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Genc Prelvukaj, ka kr...
-
Këta janë tre inspektorët e ATK’së që u arrestuan nga policia
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion, ku të përfunduar kanë mbetur tr...
-
Policia kap në flagrancë tre persona që po merrnin ryshfet nga bizneset, konfiskon mbi 11 mijë euro
Krimet ekonomike dhe korrupsionit të Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre t...
-
Konjufca me akuza në drejtim të Administratave Biden dhe Obama: E vendosën Kosovën në situatë të disfavorshme
Glauk Konjufca kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në legj...
-
Ish-ambasadori Dedaj: Administrata Trump do të mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, shpreson se administrate e D...
-
Shkon i dehur në shtëpi, burri në Pejë rrạh gruan
Një burrë në Pejë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkë...