Haradinaj: Ikja prej Amerikës të çon në Moskë
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 07 November 2022
“Albin Kurti dhe demagogët e tij kanë vendos që të mos ecin rrugës që ua kërkon Amerika, e të ecin në një rrugë që është e paqartë se e kujt është”, ka thënë Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media.
Haradinaj hodhi dyshime ndaj kryeministrit kur shtroi pyetjen se “i kujt është Albin Kurti dhe për kë punon ai” ndërsa e vlerësoi si krejtësisht kundër interesave kombëtare të Kosovës refuzimin e kërkesës së ShBA-së ndaj qeverisë për shtyrje dhjetë muajshe të çështjes së targave.
Ish-kryeministri Haradinaj tha se duhet “menjëherë” të aplikohet kërkesa amerikane deri në arritjen e marrëveshjes së propozuar në planin franko-gjerman.
“Ikja prej Amerikës është shkuarje në Moskë. S’ke ku shkon tjetër, vetëm në Moskë”, tha mes tjerash Ramush Haradinaj.
Duke folur për planin franko-gjerman, Haradinaj tha se aty në përmbajtje është njohja dhe kësaj marrëveshje, me lëvizje të gabuara, gjithnjë sipas tij, Albin Kurti po ia ndihmon Serbisë t’i shmanget asaj.
“Serbia, sponzorët e saj, satelitët e saj kanë skenare për dështimin e marrëveshjes tani të njohur si plani franko-gjerman që në përmbajtje ka njohjen e Kosovës nga Serbia. Në këtë situatë për fat të keq është kyç dhe po ndihmon kryeministri Albin Kurti”.
Kërkesën amerikane ndaj Kosovës për pezullim të zbatimit të vendimit për targat, Haradinaj e sheh në funksion të mbajtjes së presionit në Beograd, derisa, sipas tij, kryeministri veproi përkundrazi.
Të tjera
-
Xhafer Gashi përkujton Rugovën: Arkitekti i pavarësisë dhe simboli i unitetit kombëtar
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Haradinaj për Rugovën: Model i politikanit të urtë e vizionar, figurë e ndritur e kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova në p...
-
Veprimi i Musk gjatë inaugurimit të Trumpit krahasohet me përshëndetje naziste
Veprimi me dorë i miliarderit Elon Musk ndërsa ai fliste gjatë inaugurimit t...
-
Anton Quni në Dragash e Bllacë: LDK po ringritet drejt fitores së madhe
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni pas tubimi...
-
Me votë unanime, Marco Rubio zgjedhet sekretar amerikan i Shtetit
Senati Amerikan e ka miratuar unanimisht Marco Rubion si sekretar të Shtetit,...
-
Policia po heton një tentim vrạsje ndaj dy personave në Gjakovë
Dy persona kanë raportuar se ndaj tyre në Gjakovë, është shtënë me armë zjarr...
-
Aksident i rëndë në Itali, vdẹsin dy të rinj, mes tyre një 18-vjeçar shqiptar
Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Vignola të Italisë, ku kanë mbetur të ...
-
Ambasadori i BE-së përkujton Rugovën: Trashëgimia e tij – testament shprese për brezat që do vijnë
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se përkushtimi i presidentit...
-
Përfshihet nga zjạrri një fabrikë në Rahovec
Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plas...
-
Gjendet një trup pa shenja jete në Suharekë
Në Suharekë policia e Kosovës ka gjetur një trup të pajetë. Vdekjen e vikt...
-
Me veturën e restauruar të Rugovës, Presidentja shkon për homazhe tek varri i tij
Presidentja Vjosa Osmani sot ka shkuar për homazhe të varri i ish-presidentit...
-
Trumpi gjen letrën që ia la Bideni – çka shkruan në të?
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ndërsa nënshkroi një mori urdhrash ekzek...