Lajme

Rakiq: Prishtina na ka kriminalizuar tërë veriun

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 06 Nëntor 2022

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në protestën e serbëve në veri të Mitrovicës, ka thënë se janë mbledhur t’i dërgojnë një mesazh Prishtinës, por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Dëshiroj t’iu them se ne dje kemi dhënë dorëheqje, por dua që sot ne juve t’iu kthejmë këto mandate sepse ju na keni zgjedhur e jo Prishtina. Jemi mbledhur sot si kurrë më parë të bashkuar t’i dërgojmë mesazh Prishtinës, por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, dhe t’iu themi se mjaft më me ngacmime e maltretime ndaj serbëve të Kosovës. Jemi dëshmitarë gjatë vitit të fundit të privimit nga e drejta e votimit, referendumit, lëvizjes dhe shprehjes së lirë, të ngritjes së akuzave ndaj përfaqësuesve tonë politik, dhe se na kanë kriminalizuar tërë veriun”, ka thënë ai, transmeton KP.

Protesta ka përfunduar e qetë.

-Advertisement-

Gjatë protestës, Rakiq ka kërkuar formimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targat.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy