Iniesta parashikon të ardhmen e Messi-t: E shoh të vështirë, nuk më pëlqen fjala dështim
Autori: Gazeta inFokus
08:16 | 02 November 2022
Lionel Messi është në vitin e fundit të kontratës me PSG teksa në verë argjentinasi është i lrë të zgjedhë destinacionin e radhës.
Në fakt, parizienët këmbëngulin për të rinovuar kontratën me 35-vjeçarin, mirëpo nga ana tjetër, edhe Barcelona shpreson në një rikthim të “pleshtit” në Camp Nou, për t’i dhënë lamtumirën e merituar klubit ashtu siç e ka theksuar edhe presidenti Joan Laporta.
Megjithatë, një nga miqtë më të ngushtë të sulmuesit në botën e futbollit, Andres Iniesta e sheh të vështirë një rikthim të Messit në Katalonjë edhe pse mesfushori thekson se nuk mund ta parashikojë të ardhmen.
“E shoh pak të vështirë që Messi të rikthehet te Barcelona. Megjithatë, unë nuk jam as Leo dhe as Laporta, ndaj nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Mua do të më pëlqente si ide rikthimi i tij, por këtë duhet të ndjejë edhe Messi dhe më pas të shihet mundësia për ta finalizuar transferimin.
A ka dështuar Xavi? Mua nuk më pëlqen kjo fjalë. Dështimi është relativ dhe gjithkush e mendon ndryshe. Sigurisht te Barcelona ka një zhgënjim duke qenë se vijnë nga një periudhë shumë e suksesshme. Por, skuadra dhe Xavi po bëjnë maksimumin. Prej emërimit të Xavit ka pasur zhvillim, skuadra aktuale është e plotësuar në të gjitha repartet. Champions-i vendoset nga detajet dhe të mos harrojmë se ata mund të kishin fituar në transfertë si ndaj Bayernit, ashtu edhe ndaj Interit. Por, kjo nuk ndodhi dhe tashmë jemi në një situatë të ndryshme”, u shpreh Iniesta.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...
-
Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore
Me pranga në duar ka dalur nga gjykata ish-vjehrra e Arlindja Zekajt. Nurije...
































