Përshkallëzimi i implementimit të vendimit për targat konsiderohet joserioz
Autori: Gazeta inFokus
23:14 | 29 October 2022
Kërkesa që i ishte bërë disa herë lidhur me shtyerjen e afatit për targat, me gjasë iu rikujtua edhe me anë të kësaj vizite të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Kështu kryeministri Albin Kurti, pak orë pas takimit me të, tregoi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’u japë edhe një shans serbëve, për t’i konvertuar targat serbe në RKS.
E qysh pas kumtimit të këtij njoftimi, pati goxha debat dhe reagime në vend.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi po thotë se këtë vendim qeveria është dashur ta mendojë më mirë.
Sipas deputes, qeveria duhet të jetë më e matur në vendimet e saj.
Kurse, Mimoza Gavrani njohëse e çështjeve politike po e vlerëson më ndryshe vendimin qeveritar për sanksionim me tre faza.
Gavrani nënvizon se përkundër vendimeve, aleanca me partnerët duhet të ruhet.
Edhe qytetarët janë të ndarë në mendime sa i përket shtyerjes së vendimit për targat. Disa nga ta insistojnë se në asnjë mënyrë nuk është dashur të shtyhet vendimi.
Ka edhe nga ata që thonë se diplomacia është temë e rëndë, dhe se ky vendim do të kuptohet më vonë.
Ndërkaq, prej dikujt po shihet si gabim katastrofal që parterët janë dëgjuar pjesërisht.
Gjatë ditës së djeshme, sekretari amerikan, Antony Blinken është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, pasi ajo refuzojë ta respektojë kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrë për 10 muaj zbatimin e vendimit për targat./T7
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/gatuaj-shqip1.jpg)
Të tjera
-
17 vjet shtet – mesazh urimi për Osmanin vjen edhe nga Austria
Një mesazh urimi për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për presid...
-
Incident në Mitrovicën e Veriut: 12 shqiptarë, 10 prej tyre të mitur – ndalohen nga policia
12 persona, 10 prej tyre të mitur, janë ndaluar sonte nga policia e Kosovës p...
-
Osmanit i vjen urimi për Pavarësi edhe nga Mbreti i Suedisë
Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ...
-
Kurti: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i një qëndrese të paepur ndaj sunduesit
Kryeministri Albin Kurti tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i n...
-
Nëntë persona të lënduar në një aksident në Klinë
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku q...
-
Dr. Haxhi Ibishi, kandidati më i votuar në Klinë me rreth 3,000 vota!
Dr. Haxhi Ibishi është kandidati më i votuar në Klinë, duke fituar besimin ...
-
Presidenti Begaj i kërkon BE-së t’ia heq sanksionet Kosovës, thirrje 5 vendeve anëtare të saj ta njohin pavarësinë
Presidenti shqiptar Bajram Begaj me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetor...
-
Erdogani uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga homologu I...
-
17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave të këtij vendi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17...
-
Grenell ofendohet rëndë nga serbët pasi uroi Pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “atë themeltar”
Pasi uroi ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejt...
-
Nis pritja shtetërore nga krerët e vendit për nder të Pavarësisë
Sot nga ora 18:00 ka nisur pritja shtetërore në nder të 17-vjetorit të Pavarë...
-
Arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin në Itali
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri m...