Sport

Humbja e dytë radhazi, Liverpooli mposhtet nga Leedsi në “Anfield”

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 29 October 2022

Liverpooli ka pësuar humbjen e dytë radhazi në Premierligë dhe të katërten për këtë sezon.

Pasi u mposht nga Nottingham Forest javën e kaluar, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp sonte humbi edhe ndaj Leeds Unitedit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të, që u zhvillua në “Anfield” u mbyll me rezultatin 1:2.

-Advertisement-

Rodrigo (4’) dhe Crysencio Summerville (89’) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Leeds United pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë, kurse Liverpooli renditet i nënti me 16 pikë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy