Lajme

Kryeprokurori i Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 29 October 2022

Kreu i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara ka kërkuar që Gjyqtari i Procedurës Paraprake të vazhdojë paraburgimin për Jakup Krasniqin dhe për Rexhep Selimin.

Smith në argumentimin e tij ka thënë se ende ekziston rreziku “për arratisje, shkatërrim, fshehje, ndryshim provash të një krimi” dhe për “pengim të procedimit penal”., raporton Gazeta Express.

“Për këto arsye, Gjyqtari i Procedurës Parakrake duhet të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit për z.Krasniqi”, thuhet në vendim

-Advertisement-

E njëjta kërkesë nga Smith është bëre edhe për Rexhep Selimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera