Sport

E kisha planifikuar zëvendësimin”, Ten Hag: Kënaqësi të shihja Ronaldon duke shënuar sërish

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 28 October 2022

Manchester United siguroi kualifikimin në Europa League pas suksesit 3-0 ndaj Sheriff Tiraspol në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” dominuan të gjithë ndeshjen, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën Dalot, Rashford dhe Ronaldo. Pikërisht, portugezi ishte kryefjala e mbrëmjes, pasi u rikthye si titullar duke lënë pas atë moment krize midis tij, trajneri dhe klubit.

Ronaldo krijoi disa raste shënimi, por në fund realizoi vetëm një gol, diçka që për trajnerin holandez Ten Hag është mjaftueshëm për të kuptuar se Cristiano ka ende dëshirë për të luajtur, për të shënuar dhe për të ndihmuar skuadrën.

-Advertisement-

“Ishte një ndeshje e bukur. Ne dominuam dhe në fund ishte kënaqësi të shihje Ronaldon duke shënuar dhe duke festuar. Ai krijoj shumë, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës dhe në fund i’a doli të shënonte. Jam shumë i lumtur për të. Ai kishte nevojë për golin dhe tani jam i bindur se Ronaldo do të shënojë përsëri dhe do të rigjejë marrëdhënien që ai do me rrjetën.” – tha fillimisht Ten Hag.

Më pas, Ten Hag foli edhe për talentin 18-vjeçar Garnacho, e po ashtu edhe për Antony.

“Garnacho luajti mirë, ai ishte i mirë gjithmonë në lëvizje, gjithmonë aktiv dhe prezent në çdo aksion. Kjo është pozitive për të, ai është në hapat e parë dhe ne besojmë të cilësitë e tij. Antony? E kisha planifikuar zëvendësimin e tij, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Fraksioni i dytë më krijoi mundësinë që edhe të eksperimentoja deri diku dhe më pëlqeu edhe bashkëpunimi Rashford-Ronaldo, kështu që unë jam mëse i lumtur nga kjo sfidë, tani le të shohim përpara.” – përfundoi trajneri holandez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera