Sport

Ndeshja Ballkani – Slavia Praga transmetohet direkt në këtë kanal televiziv

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 27 October 2022

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare në këtë kampanjë historike në Ligën e Konferencës, raporton FrontOnline.

Skuadra e Ilir Dajës do të përballet me Slavia Pragën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot (e enjte).

Ndeshja në fjalë i takon fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

-Advertisement-

Ballkani hyn në këtë ndeshje pas humbjes së hidhur 1:2 nga Sivasspori më 13 tetor në këtë grup dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin e Klinës në fundjavë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, andaj për ata që nuk kanë mundur të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet në Sport 1 në “Artmotion”.

Suharekasit kanë edhe dy ndeshje të mbetura në grupin G, ku duhet me patjetër të fitojnë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

Një kualifikim eventual do të ishte më se historik për futbollin e Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy