Lajme

Kurti sërish u bën thirrje serbëve t’i konvertojnë targat në RKS

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 27 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë t’i konvertojnë targat në  RKS.

Këtë deklaratë, Kurti e tha pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

Ai shtoi se targat e stërvjetruara duhet që të konvertohen nga serbët.

-Advertisement-

“Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetruara që t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti pasi këtij aktiviteti do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera