Sport

Fanella legjendare e Agueros del në shitje (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 26 October 2022

Me golin e tij, Manchester City kishte fituar për herë të parë trofeun e Premier Ligës.

Gëzimi i Sergio Agueros ishte shumë i madh, bile e pati zhveshur edhe fanellën gjatë festës së tij.

E ajo fanellë e Agueros që e kishte djersitur në ndeshjen kundër QPR-së, në xhiron e fundit të elitës së futbollit anglez, është vendosur në ankand për çmimin 23,000 euro.

-Advertisement-

Por çmimi i bluzës në ndërkohë edhe mund të rritet, varet nga interisimi.

Bluza e argjentinasit u mor nga një qytetar i Manchesterit, i cili e kishte dhuruar atë për espozim në muze.

Fanella me numrin 16-të, do të shitet nga organizata Hansons Auctioneers me 3 nëntor kurse të gjitha parat do të shkojnë për bamirësi.

Manchester City në edicionin 2011/12 ishte në garë për titull me rivalin e qytetit, Manchester United. Pas 38 xhirosh, “Qytetarët” dhe “Djajtë e kuq” kishin pikë të barabarta në tabelë me nga 89, por diferenca e golave bëri që Manchester City të shpallet kampion.

Më poshtë keni reagimin e ekipit dhe tifozëve të Manchester United kur kishin triumfuar në xhiron e fundit ndaj Sunderland 1-0. Ata  menduan se do të jenë kampion të Anglisë pasi, Manchester City ishte duke barazuar 2-2, deri kur në skenë doli Sergio Aguero dhe e elektrizoi atmosferën në “Etihad”.

 

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/XWPmKCTJDjc” title=”Manchester City City vs QPR Premier League 3-2 2011/2012 Full Highlights HD” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

 

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/vEDZkikeCzw” title=”The moment when Manchester United discovered Manchester City had won the Premier League” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy