Lajme

Kurti flet për rritjen ekonomike, e lidh me tri reforma qeverisëse

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 25 October 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se reformat ekonomike të qeverisë kanë kontribuar shumë për rritjen ekonomike.

Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, tregoi më gjërësisht këto tri reforma, njofton Klankosova.tv.

“Vitin e kaluar e përfunduam me 10,7 për qind rritje ekonomike për bruto produktin vendor, 83.6 për qind rritje në eksporte në ushqim dhe pije, lëkurë, tekstil dhe sidomos në dru dhe përpunim të metalit. Investimet e huaja direkte janë rritur me 47.6 për qind ndërsa të ardhurat tatimore me 34 për qind pa ndryshuar asnjë politikë fiskale. Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja të punës ndërsa buxheti i këtij viti është më i madh ndonjëherë në histori të vendit tonë”.

-Advertisement-

Mes tjerash, i pari i qeverisë tha se kur njerëzit janë optimistë për orientimin e qeverisë janë të prirur që të shpenzojnë dhe jo të kursejnë.

“Reformat tona ekonomike kanë kontribuar në ketë sukses në tri mënyra të shquara në kuptimin e besimit investitorët janë të prirur të besojnë se nuk duhet të korruptojnë për të hyrë në treg dhe ditët e atyre që luajnë në këtë mënyrë janë në përfundim”.

“Individët dhe bizneset janë më të prirur të paguajnë tatime kur e dinë se paratë e tyre duhet të paguhen me përgjegjshmëri nga shteti e jo të vidhen nga politikanë të korruptuar dhe të afërmit e tyre”.

“Dhe së treti kur njerëzit janë optimistë për orientimin e qeverisë dhe të vendit priren të shpenzojnë dhe jo të kursejnë” tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera