Sport

Mendes po punon për ribashkimin e Ronaldos me Mourinhon

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 24 October 2022

E ardhmja e Cristiano Rolandos ende vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Portugezi u gjobit dhe u suspendua nga skuadra e parë e Manchester Unitedit, pasi nuk kishte pranuar të inkuadrohej si zëvendësues në ndeshjen kundër Tottenhamit në Premierligë.

Ai ende nuk është rikthyer te skuadra e parë, teksa spekulimet rreth të ardhmes së tij po vazhdojnë të rriten.

-Advertisement-

Ben Jacobs, duke u bazuar në burimet e tij të afërta me agjentin, Jorge Mendes, ka raportuar se nuk përjashtohet mundësia që Ronaldo të ribashkohet me Jose Mourinhon te Roma sezonin e ardhshëm, sidomos nëse skuadra italiane kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetarit nga “CBS Sports”, nuk përjashtohet as mundësia që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të transferohet në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

37-vjeçari me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Në marrëveshjen e tij me “Djajtë e Kuq” ekziston edhe opsioni për zgjatje të bashkëpunimit edhe për një tjetër sezon.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy