Peja vazhdon serinë pa humbje, e mposht edhe Rahovecin
Autori: Gazeta inFokus
19:45 | 22 October 2022
Peja ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në Prince Caffe Superligë. Pejanët kanë mundur Rahovecin me rezultat 86:76 (23:20, 19:19, 22:17, 22:20), në xhiron e shtatë të elitës.
Në fakt, ndeshjen më mirë e nisën mysafirët me një epërsi prej shtatë pikësh, 6:17, por vendasit shumë shpejt u rikthyen, ku më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa çereku i parë përfundon 23:20.
Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë në 41:32, por rahovecasit nuk u dorëzuan për të ngushtuar shifrat, ku pjesa e parë përfundon me rezultat 42:39.
Perioda e tretë ishte interesante me Pejën që mundohej të shkëputej dhe Rahovecin që nuk lejonte një gjë të tillë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 64:56.
Sidoqoftë, në dhjetë minutat e fundit, liderët shkëlqyen, duke krijuar epërsi deri në 18 pikë, 78:60, dhe arritën të menaxhojnë këtë epërsi deri në fund për të triumfuar 86:76.
Përderisa për Pejën ishte fitorja e shtatë në shtatë ndeshje, për Vreshtarët ishte humbja e gjashtë radhazi, ndërsa kanë edhe një fitore në këtë edicion.
Te Peja u dalluan Jalen Tate me 20 pikë e gjashtë kërcime dhe Rodney Purvis me 22 pikë e pesë asistime, kurse te Rahoveci më të mirët ishin Isaiah Maderson me 26 pikë e 13 kërcime dhe Jahi Carson me 16 pikë e 11 asistime.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...




































