Sport

Man City triumfon ndaj Brightonit, shkëlqen Haaland

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 22 October 2022

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Brightonit me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 13-të në Premierligë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të kur Haaland realizoi.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Haaland e dyfishoi epërsinë, duke realizuar nga penalltia.

-Advertisement-

Mysafirët ngushtuan rezultatin në minutën e 53-të nëpërmjet Trossard, por kjo ishte krejt çfarë arritën të bënin.

Në minutën e 75-të, De Bruyne vulosi fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Manchester City tani shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Arsenali që ka një ndeshje mangu.

Në anën tjetër, Brighton mbetet i teti me 15 pikë gjithsej.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy