Sport

“Ish”-i i Arsenalit provokon Haaland: Në League Two s’do shënoje dot kaq shumë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 21 October 2022

Erling Haaland është një “gjahtar” goli. Sulmuesi norvegjez u transferua në merkaton e verës nga Dortmundi te Manchester City. Impakti i 22-vjeçarit në futbollin anglez është fantastik: ai ka shënuar deri tani 20 gola në 14 ndeshje!

Shifra dhe statistika të jashtëzakonshme, por në ishull ka akoma nga ata që kritikojnë dhe thumbojnë bomberin viking, duke shprehur haptazi dyshimet e tyre rreth potencialit të vërtetë të lojtarit të ekipit të Pep Guardiolës.

Paul Merson, ish-sulmuesi i Arsenalit, ka provokuar goleadorin në një prononcim për Sky Sports UK: “Të gjithë flasin se sa i madh dhe super lojtar është Haaland, si lëviz dhe sa potent është. Por ai nuk është një snajper.

-Advertisement-

Ai nuk do shënonte dot 60 gola nëse do luante në League Two (divizioni dytë i futbollit anglez). Një gjë të tillë e konfirmoj unë që kam qenë trajner i Walsallit në vitet 2004-2006”, theksoi ish-sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares angleze.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy