Lajme

Rukiqi i reagon Muratit: Ja një shembull shkollor për llogaritjen e ”marzhave” të fitimit

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 20 October 2022

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, pasi ky i fundit e llogariti marzhën e fitimit si fitim bruto.

“Shembull shkollor për llogaritje”, filloi postimi i Rukiqit në Facebook.

“Shqetesuese dhe per marre qe ministrat kompetente nuk i dallojne konceptet baze te financave, manipulojne me perqindje dhe te njejtat nuk dijne t’i llogarisin”, ka thënë Rukiqi.

-Advertisement-

Krejt ky debat erdhi pasi në Kuvend të enjten është diskutuar Projektligji për çmimet tavan.

Postimi i plotë:

Shembull shkollor per llogaritjen e ”marzhave” te fitimit

Shqetesuese dhe per marre qe ministrat kompetente nuk i dallojne konceptet baze te financave, manipulojne me perqindje dhe te njejtat nuk dijne t’i llogarisin.

Le te marrim nje shembull ne nje kompani te shitjes me pakice. Kompania XY, ka te

1) hyra nga shitja e orizit: 10000 euro

2) kosto te mallit te shitur (çmimi i importit, transporti, tarifat doganore, TVSH): 2000 euro

3) Kostot operative (administrative, marketingu, punetoret, rryma, uji, ngrohja, telefoni, etj): 4000 euro

4) Interesa ne banka: 1000 euro

5) Tatime: 1000 euro

Si llogariten marzhat nga shitja e orizit, bazuar ne te dhenat qe i kemi me larte per kompanine XY

1. Gross Margin (Fitimi bruto)

Formula: Te hyrat nga shitja – Kosto e mallit te shitur

Ne rastin e kompanise XY, fitimi bruto eshte: 10000 – 2000 = 8000

Perqindja e fitimit bruto llogaritet me kete formule: fitimi bruto/te hyrat totale x 100

Ne rastin e kompanise XY, perqindja e fitimit bruto eshte 8000/10000 x 100 = 80%

2. Fitimi Neto

Formula: Fitimi Bruto – Kostot operative – Interesat bankare – Tatimet

Ne rastin e kompanise XY, fitimi neto, nga shitja e orizit eshte:

8000-4000-1000-1000 = 2000

Perqindja e fitimit neto, llogaritet me kete formule: fitimi neto/te hyrat totale x 100

Ne rastin e kompanise XY, perqindja e fitimit neto eshte:

2000/10000 x 100 = 20%

Pra kemi dallim esencial mes fitimit bruto (80%) dhe fitimit neto (20%).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera