Scholz: Taktikat e tokës së djegur nuk do t’i ndihmojnë Putinit
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 20 October 2022
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të enjten se presidenti rus, Vladmir Putin, është duke përdorur energjinë dhe krizën e urisë si armë, mirëpo ka dështuar që të thyejë unitetin e Perëndimit, dhe nuk do të arrijë synimet e tij përmes taktikave për djegie të tokave.
Duke folur para Parlamentit gjerman, ai ka thënë se Gjermania e ka liruar veten nga varësia në gazin rus, mirëpo është duke punuar në uljen e çmimeve, përfshirë sigurimin e kontratave të reja për furnizim me gaz nga shtetet tjera.
Ushtria ruse e ka dëmtuar rëndë infrastrukturën e energjisë në Ukrainë ditëve të fundit, duke nxitur autoritetet ukrainase që të vendosin kufizime në konsum të rrymës, për herë të parë prej nisjes së luftës.Rusia, në anën tjetër, e ka mohuar se shënjestron civilët.
“Ne nuk do ta lëmë pa përgjigje përshkallëzimin e fundit të Moskës… taktikat e tokës së djegur nuk do t’i ndihmojnë Rusisë që të fitojë luftën. Ne vetëm do të vazhdojmë forcimin e unitetit dhe vendosmërinë e Ukrainës e të partnerëve të saj”, ka thënë Scholz para Parlamentit gjerman.
“Të gjitha gënjeshtrat dhe propaganda, bisedimet për ‘operacione speciale’ dhe fitoret e shpejta – të gjitha janë fasadë”.
Më 20 tetor, kompania ukrainase e rrjetit energjetik, Ukrenergo, u ka bërë thirrje banorëve që të “mbushin të gjitha bateritë” para nisjes së kufizimeve në furnizim me energji, duke paralajmëruar edhe për ndërprerje totale të energjisë, nëse nuk kursehet rryma.Oleksandr Kharchenko, këshilltar në Ministrinë e Energjisë, ka thënë më 19 tetor se, sipas të dhënave të reja, rreth 40 për qind e infrastrukturës totale është dëmtuar seriozisht.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Të tjera
-
DnV: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur konferencën e tret...
-
Daut Haradinaj: Kudo në Kosovë po vërehet gatishmëria për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Krasniqi: Misioni ynë për një Kosovë ma të mirë, misioni i të gjithë qytetarëve
Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka mbajtur mbrëmë një tubim me qytetarë më...
-
Ibishi: Në Klinë tash e 7 vjet e kemi dëshmuar se Aleanca angazhohet për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Haxhimustafa Murseli nga tubimi në Rahovec: Programi i Bedri Hamzës angazhohet fuqishëm për përkrahjen e bizneseve dhe sektorit privat
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Tërmet në Shkup
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup bëri të ...
-
Demhasaj: Në Lloqan dhe Pobërgjë u nderuam me mbështetje masive për të ardhmen
Kandidati i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, po ...
-
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan. Rastin...
-
Ramush Haradinaj: Do ta ulim çmimin e energjisë, s’ka me pasë më rritje
Kandidati për kryeministër në radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradina...
-
Për 7 ditë në këmbë nga Greqia në Kosovë, Beqiraj e tregon momentin kur pati ujqër afër
Bestar Beqiraj ka treguar eksperiencën e tij shtatë ditore nga Greqia për në ...
-
Lushtaku: Lagja IV, Runiku e Syrigana të bashkuar për fitoren e PDK-së
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, po vazhdon vizitat e tij gjithandej Kosov...
-
Ganimete Musliu takon familjen e komandantit Gani Imeri, i cili ndërroi jetë para disa muajsh
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është takuar me ...