Sport

VIDEO/ Icardi tenton të hyjë në hotelin ku ndodhej Wanda, ndalohet nga policia dhe rojet e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 20 October 2022

Mauro Icardi po kalon ditë të vështira, pasi pak ditë më parë Wanda Nara deklaroi se ka vendosur të divorcohet nga ai, teksa së fundi duket se është përfshirë në një marrëdhënie dashurie me reperin L-Gante.

Menjëherë pas fjalëve të Wandës, Icardi fluturoi drejt Buenos Aires për t’u takuar me bashkëshorten e tij, por hasi në një situatë aspak të këndshme, pasi kjo e fundit kishte urdhëruar personelin e hotelit të mos e lejonin të hynte brenda.

Vetë Icardi mohoi të ketë ndodhur një incident, megjithatë pamjet e publikuara nga mediat argjentinase shfaqin sulmuesin duke debatuar me stafin e sigurisë së hotelit, që më pas njoftoi edhe policinë.

-Advertisement-

Pas një debati të ashpër ishte sërish Wanda ajo që ndryshoi mendje dhe aprovoi futjen në hotel të sulmuesit, megjithatë më pas nuk dihet se si shkoi biseda mes të dyve.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy