Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Portugalisë, De Oliveira

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 19 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Portugalisë, në Kosovë, Jorge Ayres Roza De Oliveira.

Pasi që i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri portugez, Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira dhe shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Portugalisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit De Oliveira.

Me ambasadorin De Oliveira, Osmani ka diskutuar edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ajo e ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e tyre të parezervë në këto dy procese si dhe ka përsëritur qëndrimin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se duhet të merret për bazë rekomandimi i Komisionit Evropian për t`i hequr vizat.

-Advertisement-

Sipas saj, është e domosdoshme vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke dhe se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Kurse sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Osmani ka potencuar se anëtarësimi në këtë organizatë është në funksion të fuqizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani dhe ambasadori De Oliveira diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha specifike, sikurse ajo e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera