Sport

Driton Kuka e Majlinda Kelmendi shkojnë në Holandë, do t’i takojnë ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 19 October 2022

Trajnerët e xhudos, Driton Kuka e Majlinda Kelmendi të mërkurën janë nisur për në Holandë, ku do të kenë takime me disa zyrtarë të këtij shteti për promovimin e suksesit të Kosovës në xhudo, shkruan Gazeta Infokus.

Krahas kësaj dy trajnerët kosovarë të enjten do të takojnë edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat gjenden në paraburgim në Hagë.

Kështu ka njoftuar, vetë Kuka përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ka thënë se luftërat dhe qëndresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzim i imi dhe Majlindës në çdo betejë.

-Advertisement-

“Ne po ashtu do të shfrytëzojmë këtë mundësi që nesër të takojmë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ish-deputetin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

Historikisht, luftërat e popullit tonë kanë qenë të pabarabarta, gjithmonë kanë qenë të vështira.

Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se do të zhdukemi, ne jemi zgjuar.

Edhe atëherë kur të gjithë kanë menduar se ne do të dorëzohemi, ne jemi ringritur.

Luftërat dhe qëndresa e popullit tonë, gjithmonë kanë qenë frymëzim i imi dhe Majlindës në çdo betejë.

Rrugëtimi im dhe i Majlindës ka qenë i vështirë, përplot sfida, pengesa, dëshpërime.

Por, ne, bashkë me mbështetjen e shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës kemi arritur që vendit t’i sjellim fitore historike.

Ashtu është edhe beteja e radhës së krerëve të UCK-së, të cilët do të dalin fitues nga një betejë e pabarabartë, që burimin e ka në raportin skandaloz dhe të padrejtë të senatorit Dick Marty”, ka shkruar trajneri më i mirë në botë i xhudos./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy