SHBA planifikon të vendos në përdorim 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 19 October 2022
Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka planifikuar të vendos në përdorim 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të naftës.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden sot do të njoftojë veprimet e reja për forcimin e sigurisë, inkurajimin e prodhimit dhe për të ulur koston e energjisë së SHBA-së.
Departamenti i Energjisë do të publikojë njoftimin për shitjen e 15 milionë fuçive nga rezerva strategjike e naftës që të dorëzohet në muajin dhjetor.
Shitja në fjalë do të plotësojë vendimin e njoftuar në mars për të hedhur në treg më shumë se 180 milionë fuçi naftë. Biden do t’i bëjë thirrje Departamentit të Energjisë që të jetë i gatshëm
për shitje shtesë nga rezerva strategjike e naftës nëse do jetë e nevojshme.
Më tej thuhet se Biden do të njoftojë se ka planifikuar që riblerjet e naftës për rezervën strategjike të naftës të bëhen kur çmimet e naftës të bien në intervalin 67-72 dollarë për fuçi ose më poshtë.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se Biden u ka bërë thirrje kompanive që të transferojnë kosto më të ulëta të energjisë tek konsumatorët sa më shpejt të jetë e mundur.
Ka tërhequr vëmendjen se plani i administratës së Bidenit për të shitur më shumë naftë nga rezervat strategjike, ka ardhur pas vendimit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe grupit OPEC+ që përbëhet nga disa vende prodhuese jashtë OPEC, për të reduktuar me 2 milionë fuçi prodhimin ditor të naftës duke filluar që nga nëntori.
Javën e kaluar Biden bëri të ditur se çmimet e benzinës në vend janë ende shumë të larta. Ai tha se për këtë çështje do të ketë njoftime të reja.
Për të ndihmuar uljen e çmimeve të benzinës në të gjithë vendin, Biden në maj lejoi që të hidhen në treg mbi 180 milionë fuçi nga rezerva strategjike e naftës.
Me shitjet në fjalë norma e karburantit bruto në rezervat strategjike të SHBA-së ra në nivelin më të ulët që nga viti 1984.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...