As Rusia dhe as Kina, Biden tregon cili është “shteti më i rrezikshëm në botë”
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 17 October 2022
Në mes të debatit për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar se Pakistani mund të jetë “një nga vendet më të rrezikshme në botë” sepse “ka armë bërthamore pa kohezion”.
“Ai që unë mendoj se është ndoshta një nga kombet më të rrezikshme në botë: Pakistani. Ka armë bërthamore pa asnjë kohezion”, tha Presidenti amerikan të enjten e kaluar gjatë një eventi të Komitetit të Fushatës Demokratike, transkripti i të cilit tani është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Biden i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi në të cilin presidenti iu referua ndryshimit të situatës gjeopolitike në mbarë botën, e ndikuar kryesisht nga pushtimi rus i Ukrainës.
Në përgjigje të kësaj deklarate, autoritetet pakistaneze kanë vendosur të thërrasin ambasadorin amerikan në Islamabad, Donald Blome. “E diskutova me kryeministrin dhe ne thirrëm ambasadorin e Shteteve të Bashkuara për një takim zyrtar”, konfirmoi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Bilawal Bhutto Zardari, në një konferencë për shtyp.
Nga ana tjetër, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka hedhur poshtë “komentet e bëra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, të cilat faktikisht janë të pasakta dhe mashtruese”, raporton a2news.
“Gjatë dekadave të fundit, Pakistani ka dëshmuar se është një shtet bërthamor shumë i përgjegjshëm, në të cilin programi i tij bërthamor menaxhohet përmes një sistemi komandimi dhe kontrolli teknikisht të shëndoshë dhe të pagabueshëm”, theksoi Presidenti. Më tej, Sharif vijoi reagimin në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Tëitter: “Më lejoni të ritheksoj pa mëdyshje: Pakistani është një shtet i përgjegjshëm bërthamor dhe ne jemi krenarë që asetet tona bërthamore kanë garancitë më të mira sipas kërkesave të ndërkombëtarëve. Ne i marrim këto masa sigurie me seriozitetin më të madh. Askush të mos ketë dyshime”.
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës tregon se çka nuk përfshihet në subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët
Ministri i Finanacave Hekuran Murati ka njoftuar sot për atë se çka mbulon Qe...
-
Daçiq konfirmon plagosjen e pjesëtarit të xhandarmërisë serbe, e quan akt terrorist
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se n...
-
KFOR-i: Vazhdojmë monitorimet në Urën e Ibrit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar patr...
-
Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy makina
Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë ...
-
Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës
Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të...
-
Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara
Dje guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit ...
-
Lotina publikon momente romantike me Mozzik-un
Rep-artisti i njohur Mozzik dhe Lotina Haziri pasi kanë bërë publike lidhjen ...
-
“Po mendohet që i kemi vendosur kushte Serbisë, por në fakt i kemi vendosur kushte vetes nga politika e Kurtit”, thotë Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka komentuar tri kushtet e kryeministri...
-
Rriten 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi
Shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 202...
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...