Lajme

Hoti: 89 milionë euro shpenzime për viza nga 2016, ata që e vonuan liberalizimin ta marrin përgjegjësinë

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 11 October 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka cituar raportin e BPRG-së për vitin 2022, ku thuhet se ndërmjet viteve 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada.

Hoti, në një shënim në Facebook, ka deklaruar se përgjegjësinë e kësaj kostoje duhet ta marrin ata që i vonuan vizat nga viti 2016 e deri tani.

“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të fundit të BPRG të tetorit 2022). Ata që i vonuan vizat nga viti 2016 duhet të marrin përgjegjësinë”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ish-kryeministri nuk e ka drejtuar gishtin në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj dikujt, mirëpo shpeshherë ai dhe partia ku përket, LDK, e kanë akuzuar VV-në për çështjen e vizave, gjatë kundërshtimit për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera