Lifestyle

Horoskopi për ditën e sotme, 10 tetor 2022

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 10 October 2022

Dashi

Kjo e hënë 10 është një ditë e mirë, do të jeni veçanërisht impulsivë në dashuri. Problemet që keni hasur në punë gjejnë rrugën e zgjidhjes.

Demi

-Advertisement-

Bëjini gjërat, por me qetësi. Ka shumë kohë për të folur, veçanërisht për ata që janë në një marrëdhënie të stuhishme. Në vendin e punës gjërat po shkojnë shumë mirë, kënaquni.

Binjakët

Këtë fillim jave mund të favorizohen marrëdhëniet romantike me shenjat e Dashit dhe Luanit. Duhet të rikuperoni paratë duke u fokusuar në punë, sepse shpenzimet kanë qenë të tepërta.

Gaforrja

Këtë të hënë 10, Hëna disonante shkakton disa shqetësime në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Nuk po kaloni mirë dhe kjo gjë shihet edhe në punë.

Luani

Hënë e favorshme, mund të bëni disa lëvizje të bukura dhe të fitoni synimet tuaja në dashuri. Në punë gjërat po ecin ngadalë dhe ka një situatë bllokuese, por jeni duke e “çmontuar” atë.

Virgjëresha

Java e re nis me konstatimin se keni nevojë për qetësi mendore, e padyshim, marrëdhënie të mira me të tjerët. Do ta keni të lehtë sepse ka mirëkuptim ndaj jush. Me njerëzit përreth duhet të bashkëpunoni më shumë sidomos ata që janë në punë zyre.

Peshorja

Keni ndjenja të paqarta ndaj dashurisë, duhet të kthjelloheni dhe të qartësoheni me mendjen tuaj në radhë të parë. Angazhohuni në bashkëpunime me kolegët.

Akrepi

Situata në dashuri përmirësohet, keni gjëra për të folur, bëjeni, mos i shtyni diskutimet për të martën. Lajm i mirë në punë, vazhdoni kështu.

Shigjetari

Historitë e rëndësishme janë në nisje e sipër. Kjo po ndodh ndërsa ju kaluar disa ditë të rënda, por kjo e hënë flet veçse për rikuperim. Realizoni projektet tuaja edhe në punë, situata është e volitshme.

Bricjapi

Çiftet që kanë pasur probleme nuk duhet të ngrenë kartonin e kuq, përkundrazi duhet të ndjehen të sigurt. Edhe në punë është e njëjta gjë: Ju duket sikur një propozim nga ju është dështim, por krejt e kundërta, do ta pëlqejnë.

Ujori

Mos e teproni me polemikat e panevojshme, jo vetëm në lidhje, por edhe me miqtë. E njëjta gjë vlen edhe për punën: shmangni debatet.

Peshqit

Ka një problem të vogël në çift, por mos e neglizhoni dhe as mos e nënvlerësoni. Është e rëndësishme që ta fusni në rrugën e zgjidhjes. Në punë ka lajme të mira, më së paku një promovim, ose diçka e re që flet për mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera