Fokus

LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 07 October 2022

Qeveria ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit grevistë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Infokus Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po është e vërtetë”, ka deklaruar shkurt për Infokus, Ibrahimi.

-Advertisement-

Ndryshe pagat e mësimdhënësve janë ekzekutuar  shtatë ditë me vonesë. Kjo për shkak se qeveria ngulte këmbë duke u thirrur në ligjin për greva dhe duke thënë se do të paguhet vetëm ata që kanë punuar dhe jo edhe ata që kanë mbajtur grevë.

Por siç duket pas shumë kritikave ndaj tyre për mos ekzekutimin e pagave, qeveria sot ka hequr dorë nda ai vendim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera