Lajme

Krasniqi, qeverisë: A do të mbes ndonjë ministër pa e shkelë ligjin?

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 07 October 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pyetur kryeministrin e vendit, Albin Kurtin e ministrin e Financave, Hekuran Murati se pse janë hidhëruar me mësuesit.

Sipas Krasniqit, Murati po sillet njëjtë si me veteranët ashtu edhe me mësuesit, teksa shtoi se dallimi është se veteranëve u ka kërkuar falje, ndërsa mësuesve po ua heq edhe bukën prej gojës.

“Ministri dje e ka shkelur ligjin me mosekzekutim të pagave. Mundohuni ta interpretoni sic te doni, Kallëzimin Penal e ka, për këtë do të përgjigjet, pagat kanë me dalë, fundi ka me i ardhë, por ky presion e shantazh, ky s’besoj që do të harrohet”.

-Advertisement-

“A do të mbes ndonjëri nga këta ministra pa e shkelë ligjin, pa e shkel kushtetutën, ministrja e Arsimit e ka shkelë kushtetuan. Kjo atë ditë është dashur të kërkoj falje dhe të ecë në shtëpi”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai tha se sjellja e qeverisë është tendencë diktatoriale, teksa iu drejtua me fjalët se “ju s’jeni as të majtë, as të djathtë, as liberal, ju s’jeni asgjë, ju jeni veç pushtetarë”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera