A e surprizoi Albin Kurti dy herë në jetë kirurgun Rifat Latifi?
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 06 October 2022
Ministri i Shëndetësisë deri sot, kirurgu i njohur edhe në SHBA Rifat Latifi, e mbylli tentativën e tij për të përmirësuar shëndetësinë kosovare, që lëngon për një kohë të gjatë. 10 muaj më parë kur i kishte telefonuar Kurti për t’a bërë ministër, Latifi tha se e kishte përjetuar një prej surprizave më të mëdha në jetë.
“Kur z.Kurti më thirri në telefon, ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Kurre se kisha menduar se do të më ndodhte kjo lloj gjëje mua. Mund të më godiste rrufeja në pikë të ditës, por jo kjo”, tha Latifi.
Të enjten, u bë e ditur se Latifi ka dhënë dorëheqje. Latifi nuk u prononcua vetë, por qeveria e plasoi në media letrën e dorëheqjes.
Aty, tashmë, ish -Ministri shkroi për zhgënjim që e përjetoi në muajt e fundit.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që nga sot më datën 6 tetor, 2022”.
Nuk dihet saktë cilat ishin arsyet që Latifi që e bëri këtë hap.
Një vendim i Kurtit, kah mesi i shtatorit mund të ketë qenë surpriza e dytë në jetë për Rifat Latifin.
Kreu i qeverisë vendosi ta “spostojë” atë duke e formuar një Komision Ekzekutiv për Shëndetësi të cilin tha se do ta kryesojë vetë ndërsa e mblodhi të njëjtën ditë. Nuk dihet nëse Kurti e kishte bërë fshehtas këtë, por kur u pyet Latifi, qeshi dhe tha se ky vperim i kreut të Qeverisë “nuk ia zbeh aspak funksionin e tij si ministër”. Por, doli të jetë ndryshe.
Tash mbetet të shihet kush do ta pasojë Latifin në postin e Ministrit të Shëndetësisë, kur Albin Kurti është ministry de facto i shëndetësisë me postin e tij si kryesues i Komisionit për Shëndetësi.
Më poshtë mund ta lexoni një artikull të gazetës Express të publikuar në muajin qershor. Latifi ishte mjaftë i përfolur në media. Gjatë punës së tij ai u ballafaqua edhe me një ndërhryje kirurgjike (operim I zorrës qorre), që po ashtu u bë temë. Disa media raportuan se Ministri e kishte zgjedhur vetë mjekun që e kishte operuar edhe se kishte marrë ‘tretman special’ në QKUK.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...