Wesley Clark: Kosova duhet ta forcojë sovranitetin dhe të kontrollojë veriun
Autori: Gazeta inFokus
08:19 | 05 October 2022
Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore. Sipas tij, përveç çështjes së targave, ka edhe mënyra tjera për ta treguar sovranitetin.
“Situata mes Kosovës dhe Serbisë është më ndryshe. Ajo që dua të them është se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore të vendit. Çështja e targave është një shembull i mirë për të treguar sovranitet, por ka edhe metoda të tjera që mund të përdoren. Ndërsa në Beograd, kemi një ambasador të madh, ai është Christopher Hill, i cili e kupton shumë mirë situatën. Ai ishte ambasador edhe në Maqedoni gjatë kohës së luftës 1998-1999. Ai është në vendin dhe momentin e duhur”, tha ai për Tëvë1.
Po ashtu, Clark tha se dialogu Kosovë – Serbi duhet të ketë vazhdimësi, pasi siç tha ai, kjo do jetë në interesin e qytetarëve të Kosovës.
Se a ka rrezik për ndonjë luftë, Clark tha se duke ditur kapacitetet e NATO-s kjo nuk e shqetëson aspak.“Gjithashtu edhe në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar një ambasador të mirë. Pra situata është më e sigurt në Kosovë, duke konsideruar edhe rolin e KFOR-it. Duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë, edhe nëse ka shumë dallime e probleme. Kjo është edhe në interesin e qytetarëve të Kosovës. Nuk jam shumë i shqetësuar për Ballkanin, sepse e di që NATO është aty për të intervenuar shpejtë nëse shkaktohen trazira. Fjalët për luftë nuk më shqetësojnë, sepse i di kapacitetet e NATO-s”, deklaroi Clark.
“Padyshim që Kosova një ditë do të bëhet anëtare e NATO-s”, theksoi tutje Clark.

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...



































