Lajme

Kajari në takim lamtumirës me Osmanin uron që Kosova të mbetet vatër e stabilitetit

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 03 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Osmani diskutoi për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

“Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlerësimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it”.

-Advertisement-

“Edhe komandanti Kajari falënderoi presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera