Lajme

Tahiri kërkon njohjen e shërbimit të provës, sa vite burg mund t’i ulen?

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 02 October 2022

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është duke vuajtur dënimin me 3.5 vite burg në burgun e Lushnjes, kërkon nga Gjykata e Elbasanit që t’i njihet dënimi me shërbim prove, dhënë më 19 shator 2019 nga ish gjykata për Krime të Rënda.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Në atë kohë ai u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite 4 muaj heqje lirie, por gjykata e pezulloi dënimin dhe e konvertoi në shërbim prove.

Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Gjykata e Elbasanit, ka vendosur që shqyrtimi i kësaj kërkese, të bëhet më 10 tetor. Tahiri ndodhet në burg prej prej 8 muajsh i shpallur fajtor për akuzën shpërdorimit të detyrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera