Mali i Zi ua ndalon qëndrimin dhe hyrjen 28 shtetasve të huaj
Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 30 September 2022
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ua kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve të huaj, të cilët, siç thonë ata, kanë punuar për interesa të shërbimeve të huaja.
“Përmes operacionit të kryer nga Agjencia për Siguri Kombëtare, subjektet janë identifikuar si bartës të ndikimit malinj të kryer për interesa të shërbimeve të huaja”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.
Më herët prokuroria ka konfirmuar arrestimin e dy shtetasve malazezë.
Dy personat janë arrestuar pas bastisjes së banesave të tyre nga Policia, në bazë të njoftimit të ANB-së, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit – ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiq.
Policia ka kontrolluar banesat me urdhër të Gjykatës së Lartë.
Ndaj këtyre dy personave është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë. Hetimi për veprat penale është duke vazhduar nga Prokuroria Speciale e Shtetit.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar më 29 shtator se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rusë të akredituar në Podgoricë.
Në postimin e saj në Teitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, si dhe me marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.
Në gjashtë muajt e fundit, edhe gjashtë diplomatë të tjerë rusë u dëbuan me të njëjtin shpjegim.
Pas kësaj ngjarje, Ambasada e Rusisë në Malin e Zi ka mbyllur për një periudhë të pacaktuar departamentin Konsullor të Ambasadës, “për shkak të veprimeve armiqësore të autoriteteve malazeze kundër Ambasadës së Federatës Ruse” .
Këto dëbime lidhen me aksionin e së enjtes të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi (ANB) dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit për hetimin e lidhjeve të dyshuara të disa shtetasve malazezë dhe rusë me shërbimet inteligjente të Federatës Ruse.
Marrëdhëniet diplomatike midis Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Podgorica ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës edhe për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt të këtij viti.
Rusia është kundërpërgjigjur duke e shpallur Malin e Zi si “shtet jomiqësor”./REL
Të tjera
-
Muharremi: LVV-së nuk mund ti realizohet kërkesa për 40k vota në Ferizaj, mund të marrë vetëm afro 24 mijë
Analisti Shenoll Muharremi ka bërë një analizë të situatës me numrin e votues...
-
AAK me partnerët e koalicionit sot realizon tubime në Drenas dhe Prizren
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot vazhdon tubime elektorale në dy qytete d...
-
Selman Kolgeci: Obiliqi i dha vulë fitores së madhe të LDK-së më 9 shkurt
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Selman Kolgeci, ka nd...
-
Kẻrcënohet përsëri Izmir Zeqiri, publikon identitetin e serbit që thotë se e ka kërcënuar
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcë...
-
“Viktima goditi shtyllën”- Policia jep detaje për vetaksidentin ku humbi jetën një person në Pejë
F.K., i moshës përreth 40-vjeçare, i cili ka shërbyer si punonjës i Hidrodrin...
-
Dy raste të dhụnimit në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në rajonin e Pri...
-
Policia shqiptoi 1493 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Babai i Elon Musk me plane të mëdha, futet në botën e kriptovalutave
Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. ...
-
Një rast i dhụnimit në Prishtinë e një në Fushë Kosovë- arrestohen tre të dyshuar, njëri lirohet
Dy raste të dhunimit janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë- një në ...
-
BE thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj Kanad...
-
Zjạrr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt mbrëmjen e së...
-
Pas lëkundjeve sizmike, mobilizohet Greqia – paralajmërohet për cunam
Autoritetet greke kanë dërguar forca speciale, ekipe shpëtimi, tenda dhe dron...